CAS-i e refuzon ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën
Federata e Futbollit të Rumanisë humbi apelimin e saj të enjten kundër dënimit të UEFA-s për thirrjet raciste të tifozëve dhe duhet të luajë ndeshjen e parë kualifikuese në shtëpi për Kupën e Botës 2026 në një stadium bosh.
Rasti ishte i pari nga dy ankesat e veçanta në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv për ndeshjen Rumani-Kosovë që përfundoi në kaos nëntorin e kaluar në Ligën e Kombeve.
“Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka refuzuar ankesën e Federatës Rumune të Futbollit kundër UEFA-s, duke konsideruar se sanksionet e vendosura ndaj FRF-së në lidhje me ndeshjen kundër Kosovës në Ligën e Kombeve nuk janë joproporcionale”
“Komisioni vendosi që shkeljet e rregullave nga tifozët rumunë ishin të rënda dhe se sanksionet e marra ishin në përputhje me Rregulloret Disiplinor të UEFA-s, jo disproporcionale”./ rtk