08-04-2026

Ekonomi

Pandemia i fut në borxhe qytetarët

Që nga momenti kur janë shënuar rastet e para me koronavirus në Kosovë në muajin mars një pjesë e madhe e qytetarëve ka filluar mos të paguaj borxhet ndaj kompanive publike që ofrojnë shërbime për konsumatorët. Vetëm në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ‘Prishtina’ nga e cila furnizohen me ujë tetë komuna të Kosovës, përfshirë kryeqytetin […]

Ulen deri në 62 për qind pagat e punëtorëve të Telekomit të Kosovës

Janë ulur deri në 62 për qind pagat e punëtorëve të ndërmarrjes Telekomi i Kosovës, vendim ky i cili do të hyjë në fuqi të premten e 15 majit. Në një letër të siguruar nga Telegrafi, përmes së cilës ushtruesja e detyrës së kryeshefes së Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, i ka njoftuar gjithë punëtorët […]

Drejtori i ATK-së tregon pse disa punëtorë akoma nuk i kanë marrë rrogat nga Pakoja emergjente

Qysh nga 11 prilli ka filluar aplikimi, me qëllim përfitimi nga pako emergjente. E është një numër i madh i kompanive private të cilët kanë aplikuar për të punësuarit e tyre. Ndonëse shumica e punëtorëve të kompanive private i kanë marrë të ardhurat që u takojnë, disa prej tyre janë ende në pritje. Drejtori i […]

Pandemia mund ta “falimentojë” gastronominë

Sektori i gastronomisë llogaritet të jetë sektori që ka pësuar më së shumti humbje financiare që nga 13 marsi i këtij viti kur edhe nisën së zbatuari masat emergjente për parandalimin e koronavirusit të ri. Segmentet më të dëmtuara të këtij sektori janë restorantet, hotelet, baret dhe klubet e natës/diskotekat si dhe sallat e dasmave, […]

40 kompani gjobiten me mbi 4 milionë euro që manipuluan me çmimet e naftës

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën ku ka shpalosur vendimin lidhur me dyshimet për manipulime me çmime nga kompanitë e derivateve të naftës. Kryetari i AKK-së, Valon Prestreshi, deklaroi se kanë marrë vendim që për shkak të shkeljes së dispozitave të konkurrencës në treg, 40 kompani të gjobitën […]

Dënohen me 4 milionë euro gjobë 14 kompani të naftës për kurdisje të çmimit

4 milionë euro është shuma e dënimeve që Autoriteti i Konkurrencës ua ka shqiptuar 14 kompanive të naftës të cilat kishin manipuluar çmimet. KOHA ka marrë vesh nga burime të saj se është vërtetuar se kompanitë të cilat kanë qenë nën hetim e kanë çrregulluar konkurrencën tregtare gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të vitit 2018. […]

Kur do ta marrin shumën tjetër prej 170 euro punëtorët e sektorit privat?

Deri më sot nga Pakoja Emergjente, respektivisht pagesa prej 170 euro për punëtorët e sektorit privat kanë aplikuar mbi 37.000 ndërmarrje dhe totali i punëtorëve të përfshirë në këtë masë është 133.000 persona. Kështu ka bërë me dije, zëdhënësi për media nga Ministria e Financave, Muharrem Shahini. Ai ka thënë se aktualisht janë duke punuar […]

A do t’ju kthehen paratë që kanë paguar kosovarët për rezervimin e dasmave në restorante?

Pas paralajmërimeve se këtë verë mund të mos ketë organizime të dasmave e ahengjeve të tjera familjare, për shkak të përhapjes së pandemisë Covid-19, shumë qytetarë janë shprehur të shqetësuar pasi tashmë kanë rezervuar restorantet dhe kanë paguar avanc, për dasmat e tyre ose ahengjet të ndryshme familjare. Ata kanë paguar shuma nga më të […]

Azemi: Disa kompani private përfituan padrejtësisht nga Pakoja Emergjente

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, tha se një pjesë dërmuese e kompanive private kanë përfituar padrejtësisht nga Pakoja Emergjente Fiskale, përkatësisht për pagën 170 euro të punëtorëve. Ai shtoi se ka pasur keqpërdorime për shpërndarjen e mjeteve financiare. “Shkas i kësaj konference është skandali me pagat e punëtorëve […]

Pakoja emergjente: Një kontabilist e ka futur emrin e tij në 23 lista të biznesëve për të përfituar

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka sqaruar  se një masë e punëtorëve i kanë marrë kompensimet prej 170 euro ditën e premte, kurse pjesa më e madhe i marrin sot. Ministri Bislimi po ashtu ka njoftuar se te disa biznese janë evidentuar gabime gjatë aplikimit për të përfituar nga pakoja emergjente. […]