12-03-2025

Kryesore

Aksident në magjistralen Prizren-Gjakovë

Sot, rreth orës 16:00 në magjistralen Prizren-Gjakovë përkatësisht në Xërxe ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Në vendngjarje ishte ambulanca dhe Policia. Policia ende nuk ka dhënë ndinjë njoftim për rastin.

Prizren: Grabitja e argjendarisë, prokuroria ngritë aktakuzë ndaj të arrestuarve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve L.L., A.A., E.G., dhe E.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Grabitja në tentativë”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Grabitja”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” […]

Prizren: Katër persona, përfshirë edhe një femër lëndohen në një aksident trafiku

Katër persona, përfshirë edhe një femër janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Prizren. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Enver Hadri”, raporton Gazeta e Prizrenit.  “Raportohet për një aksident trafiku në mes tri veturave me targa vendore, ku si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj  dhe një femër […]

Raste të reja me COVID-19, dy jetë të humbura dje nga ky virus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur dje se në 24 orëshin paraprak, nga 99 testime të kryera, 18 kanë rezultuar pozitive me virusin COVID-19. Ndërkohë, dy persona kanë ndërruar jetë nga ky virus. 7 pacientë u shëruan, teksa 18 sosh janë hospitalizuar vetëm ditën e 27 marsit. Numri aktual i rasteve aktive […]

Prizren: Gjykimi për shpërthimin në Zhur, i akuzuari vendos të mbrohet në heshtje

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën, i akuzuari Iran Badalli, është mbrojtur në heshtje pas udhëzimit nga mbrojtësi i tij, avokat Valdrin Gashi. Avokat Gashi ka thënë se shumica e pyetjeve të parashtruara sot dhe në seancën e kaluar ndaj të mbrojturit të tij, janë bërë në kundërshtim me dispozitat e Kodit të Procedurës […]

1402 grave dhe 71 burrave u aprovohet statusi i personave të dhunuar gjatë luftës

1881 aplikacione janë pranuar nga Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, ndërsa edhe 58 të tjerë janë në shqyrtim. Prej tyre  janë 1402 gra dhe 71 burra. Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e këtij komisioni qeveritar, Leonora Selmani. Gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat […]

Asnjë i akuzuar, 24 vjet nga djegia e Muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Përderisa rajoni i Prizrenit po përjetonte terror nga forcat serbe, të cilat ishin egërsuar edhe më shumë pas fillimit të intervenimit ushtarak nga NATO ndaj forcave të Millosheviqit, mbrëmjen e 27 marsit 1999, kriminelët serbë dogjën Muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke kryer aktin e qëllimshëm e makabër ndaj trashëgimisë sonë, përcjell Gazeta e […]

Diaspora i dërgoi 1.22 miliardë euro në Kosovë në vitin 2022

Instituti GAP ka njoftuar se dërgesat e diasporës në Kosovë gjatë vitit 2022, ishin 1.22 miliardë euro. Gap thotë se Gjermania vazhdon të mbetet shteti nga i cili pranohen më së shumti remitenca. “Gjatë vitit 2022, remitencat (dërgesat e diasporës) në Kosovë ishin 1.22 miliardë euro, rreth 69.5 milionë euro apo 6% më shumë se […]

Më 18 prill nis rigjykimi ndaj deputetes Vrenezi dhe të tjerëve, akuzohen për rastin “Abi Çarshia”

Më 18 prill të këtij viti, pritet të fillojë rigjykimi për korrupsion ndaj deputetes Jetmire Vrenezi, ish- drejtorit të Inspektoratit Islam Thaqit, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku dhe Isë Bislimaj dhe Shqipron Krasniqi, të cilët ngarkohen me veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Gjykata Themelore në Prizren, më 17 maj 2022, kishte dënuar  Vrenezin dhe Thaqin […]

ATK, anulon disa Vërtetime Tatimore, shkak problemet teknike

Administrata Tatimore e Kosovës, njofton të gjithë personat si tatimpagues dhe personat tjerë që mund të jenë institucione se bazuar në Nenin 23, paragrafin 1 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-102 dhe Nr. 04/L-223, ka anuluar Vërtetimet Tatimore të gjeneruara online nga Sistemi Elektronik […]