08-11-2025

Kryesore

Dy persona sulmojnë një mjek në Spitalin e Prizrenit

Një mjek në Spitalin e Prizrenit është sulmuar nga dy persona. Bëhet e ditur se dy të dyshuarit e kishin dërguar nënën e tyre për kontroll mjekësore dhe në shenjë pakënaqësie në ofrimin e shërbimit e kanë sulmuar fizikisht mjekun.   “Viktima mashkull kosovar-mjek, ka raportuar se derisa ishte në vendin tij të punës –kujdestari, […]

DASh i bën thirrje Vuçiqit: Liroji policët kosovarë menjëherë dhe pa kushte

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, qe t’i lirojë menjëherë dhe pa kushte policët kosovarë që u kidnapuan disa ditë më parë. Në thirrjen e bërë nga zëdhënësi i DASh-it, Matthew Miller, thuhet se “arrestimi dhe ndalimi i tyre i vazhdueshëm për akuza të rreme ka përkeqësuar një situatë […]

Prizren: Arrestohet në Vërmicë një shtetas i Shqipërisë

Policia e Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, sot kanë ndaluar shtetasin e Shqipërisë, me inicialet R.N. i cili dyshohet dhe ka qenë në kërkim policor lidhur me rastin e datës 22 maj e këtij viti. Ndaj të njëjtit është iniciuar rasti ‘falsifikimi i parave’ dhe pas intervistimit në prezencën e avokatit mbrojtës, […]

Hoti i shkruan letër Vuçiqit për hapjen e arkivave, deri tash pa përgjigje

Kryetari i Komisionit Parlamentar për të Zhdukurit, Andin Hoti, i ka shkruar letër Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për hapjen e arkivave. Kjo është bërë në bazë të marrëveshjes të nënshkruar më 2 maj midis Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Albin Kurti ka treguar se kërkesa është që të hapet dokumentacioni i klasifikuar i brigadës së […]

Escobar: I sfidoj të gjithë të gjejnë diçka që kemi bërë gjatë 90 ditëve të fundit që s’ka shkuar në favor të Kosovës

  I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha sot se ende po punohet në planin tre pikësh evropian për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës, e cila sipas tij po krijon kushte të vështira për tërë rajonin. Escobar tha se asnjë vend ose udhëheqës nuk mund të përcaktojë kursin […]

UPZ sot mban ceremoni për 80-vjetorin e lindjes së Ukshin Hotit

Sot do të mbahet ceremonia e shënimit të 80-vjetorit të lindjes së intelektualit, Ukshin Hoti. Ceremonia do të mbahet në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, në amfiteatrin e madh në Kampus. Kjo ceremoni pritet të zhvillohet me fillim nga ora 11:00./KK

Prizren: Dështon përsëri gjykimi për rastin “Abi Çarshia”, avokati i njërit të akuzuar ndodhet në paraburgim

Për shkak se i akuzuari Shqipron Krasniqi nuk kishte angazhuar mbrojtës tjetër ngase ai i caktuar sipas detyrës zyrtare, Hamdi Jashari, gjendet nën masën e paraburgimit, ka dështuar sërish të premten të nis rigjykimi në Gjykatën Themelore në Prizren, në rastin ku Krasniqi bashkë me deputeten Jetmire Vrenezi, ish-drejtorin e Inspektoratit, Islam Thaqi, Egzonë Morina-Thaqin, […]

Prizren: Arrestohet 25-vjeçari i dënuar me afër 4 vjet burg

Një person nga Prizreni, por që kërkohej nga organet e drejtësisë është arrestuar nga Policia, raporton Gazeta e Prizrenit. Referuar njoftimit, Stacioni Policor në Prizren, është duke realizuar edhe ekzekutimin e  urdhëresave dhe urdhër arresteve të lëshuara nga gjykatat kompetente. Policia ka arrestiuar të dysharin dje pasdite në qytet, në bazë të urdhëresës së lëshuar […]

Nesër protestë në Tiranë në mbështetje të Kosovës: Dje, sot, nesër, përjetë bashkë

“Dje, sot, nesër, përjetë bashkë”, është thirrja që po bëhet në rrjet drejtuar qytetarëve, për të dalë në protestë ditën e premte në orën 19:00 para kryeministrisë, për të protestuar në mbështetje të Kosovës. Kjo nismë është nxitur nga stituata e krijuar së fundmi në Kosovë, si dhe nga deklarata e kryeministrit Edi Rama për […]

Jarinje: Kamionëve me targa serbe u ndalohet hyrja në Kosovë

Në pikën kufitare në Jarinje u është ndaluar hyrja ne territorin e Republikës se Kosovës afro 50 kamionëve serb. Policia e Kosovës është duke mbikëqyrur hyrje-daljet ne ketë pike kufitare.  Ndërsa veturave me targa serbe po iu vendosen stikera, raporton Indeksonline. Ndryshe, dje vetëm pak orë pas arrestimit të tre policëve kufitarë në veri, Qeveria […]