20-04-2024

Kryesore

Rrëzohet nga traktori, viktima pëson lëndime të rënda

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi i njëjti është rrezuar nga një traktor. Rasti ka ndodhur pasditën e djeshme në fshatin Llozicë të Malishevës. Sipas policisë, drejtuesi i traktorit nuk kishte siguruar mirë ngarkesën e traktorit, me ç’rast janë rrëzuar edhe ngarkesa, edhe një pasagjer. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim […]

Hajnat vjedhin marketin në Rogovë, pronari publikon pamje nga kamerat

Të enjten pas mesnatës një market në Rogovë ka qenë cak i hajnave, pronari i të cilit i ka publikuar pamjet e kamerave në profilin e tij në Facebook. Lulzim Hoti ka kërkuar nga banorët e fshatit që të mos iu lënë hapësirë dhe liri të plotë hajnave të ia dëmtojnë pronat e tyre. Ai […]

I mituri nga Prizreni kanos motrën dhe burrin e saj

Një i mitur nga Prizreni është shoqëruar në stacionin policor, pasi që përmes telefonit ka kanosur motrën dhe burrin e saj. Policia njofton se me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt. Njoftimi Policisë: KANOSJE Prizren 04.06.2022 – 11:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi […]

Detaje për kapjen e rreth 93 kg marihuanë në Tupec të Prizrenit

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Prizren, bazuar në informacionet e pranuara dhe punës operative disa mujore në terren, sot ka zbatuar planin operativ të koduar “Dardha”, me ç’rast në fshatin Tupec – Prizren, është ndaluar një automjet i tipit Mercedes, me targa vendore, me drejtues mashkull, shtetas i […]

Arrestohet në Vërmicë 48-vjeçari i kërkuar nga Policia

Mëngjesin e së premtes në pikën kufitare në Vërmicë është arrestuar një person i cili ishte në kërkim policor tash e një kohë. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se 48-vjeçari po kërkohej pasi ishte dënuar për kryerjen e dy veprave penale ‘Mbajtje në pronësi të paautorizuar të armës’ dhe ‘Vjedhje e shërbimeve’. Pas […]

Prizren: Këta janë dy vëllezërit që sot u kapën me 93 kg marihuanë

Njësia e Antidrogës në Policinë e Kosovës sot ka zhvilluar një operacion të koduar ‘Dardha’ në fshatin Tupec të komunës së Prizrenit, ku u konfiskuan mbi 93 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe u arrestuan dy persona, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personat që […]

Paraburgim dy prizrenasve që tentuan të vrasin një person

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 01.06.2022, ndaj të pandehurve A.Ç., dhe R.G., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë veprën penale “vrasje në tentativë”. “Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit […]

Gjendja e fundit rreth Covid 19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 66 doza të vaksinës kundër COVID-19. ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.328 doza të vaksinës. ℹ Deri më sot 823.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. […]

Bastisen dy shtëpi në Prizren, kapet kokainë e marihuanë

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në shtëpitë e dy personave në Prizren, të cilët dyshohen për shitblerje dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, raporton Gazeta Sinjali.  Siç mëson Sinjali, kontrolli i shtëpive dhe objekteve përcjellëse është kryer në orët e mbrëmjes, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prizren. Njësitë policore që kanë zbarkuar në […]

Ja për cilat shkolla është anuluar konkursi për drejtorë dhe zv/drejtorë

Portali “Gazeta e Prizrenit” disa orë më parë ka njoftuar për anulimin e pjesërishëm të Konkursit për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë në disa shkolla të Prizrenit, të mbyllur një javë më parë. Komuna e Prizrenit përmes faqes së saj zyrtare ka njoftuar se është anuluar konkursi është anuluar në 25 shkolla, ndërsa për zëvendësdrejtorë në 5 shkolla. […]