12-12-2024

Vdes një 22 vjeçar në një vetaksident në Dragash

Një djalosh 22 vjeçar ka vdekur sot, si pasojë e një vetaksidenti në Dragash, raporton Gazeta e Prizrenit.

Rasti ka ndodhur sot në mëngjes në kilometrin e dytë të rrugës Dragash-Radesh.

Zyrtari me medie për Rajonin e Prizrenit në kuadër të Policisë,  Shaqir Bytyçi, konfirmoi se rreth orës 08:20, policia ka pranuar informatën se në QKMF -Dragash është një person i cili ka pësuar vetaksident trafiku me veturë, në rrugen Dragash-Radesh.

“Njësitet policore kanë dalë në vendgjarje, po ashtu mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e viktimës, E. R.  i lindur me  08.09.2001 dhe i njëjti gjendet në QKMF Dragash”, ka thënë ai për portalin Gazeta e Prizrenit.

Policia Rrugore është duke u marr me rastin dhe prokurori kujdestar është informuar gjithashtu.

Sipas Policisë, dyshohet se shkak është mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.