02-12-2024

Prizren: Detaje rreth sulmit fizik të inspektorit komunal të trafikut

Në Prizren është raportuar një sulm fizik ndaj një inspektori komunal të trafikut.

Rasti ka ndodhur dje. Rastin për Gazetën e Prizrenit e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, duke thënë se inspektori Zekë Tejeci, dyshohet se është sulmuar nga një punonjës i kompanisë ‘Skorobishta Trans’ .

Dyshohet se i njëjti fillimisht nuk i është bindur urdhrave të inspektorit komunal, e më pas ka eskaluar në dhunë fizike.

Policia, sot në raportin 24 orësh ka dhënë versionin:

Sulm ndaj personit zyrtar:

Rr. Rrustë Kabashi, Prizren 26.09.2023 – 13:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar automjetin-autobus, nuk i është bindur urdhrit të inspektorit komunal të KK-Prizren për t’u ndalur për kontroll dhe të njëjtin ka tentuar ta godas me automjet. Zyrtarit komunal i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. / Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.