05-07-2025

Kryesore

Prizren: Shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj nëntë doganierëve dhe të tjerëve

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të hënën, ka dështuar të mbahet seanca për korrupsion, për shkak mungesës së mbrojtëses së të akuzuarit Vullnet Syla, avokates Elvira Heta-Vata dhe dëshmitarëve Behar Murati dhe Muhamet Murati. Në këtë rast, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po akuzohen Besart Malaj, Ilir Bobi, Hekuran Dana, Dritëro Zeka, Jeton […]

Prizren: Paraburgim të dyshuarit që mashtroi me viza

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit H.H., që po dyshohet se ka kryer veprat penale mashtrim dhe kanosje. Sipas njoftimit, nga marsi i 2022-s deri në dhjetor, i pandehuri nëpërmjet paraqitjes së rreme, e ka mashtruar të dëmtuarin A.A., duke i premtuar rregullim të vizës sllovake për djalin e […]

Prizren: Policia jep detaje për 77-vjeçarin që u gjet i vdekur në një motel

Policia ka dhënë detaje për 77 vjeçarin që u gjet pa shenja jete dje në një motel në Prizren. Përmes raportit 24 orësh, njoftohet se trupi i pajetë i tij është dërguar në IML për obduksion, raporton Gazeta e Prizrenit, Rasti është duke u hetuar si “Hetim i vdekjes”. Raporti: “HETIM I VDEKJES- Prizren 19.03.2023-11:36. […]

Prizren: Gjendet i vdekur një 77-vjeçar në motelin “Villa A1”, Policia nis hetimet

Vdekje të dyshimta janë cilësuar vdekjet e personave në hotele dhe motele të vendit viteve të fundit. Shkaktari i këtyre rasteve shpeshherë është besuar të jetë përdorimi i barërave dhe ilaçeve që shërbejnë për ereksion pa përshkrimin e mjekut, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur sot paradite në motelin “Villa A1” te […]

Publikohet përmbajtja e aneksit të marrëveshjes për normalizim raportesh mes Kosovës e Serbisë

Bashkimi Evropian, pas përfundimit të takimit në Ohër, ka publikuar përmbajtjen e aneksit të zbatimit të marrëveshjes për normalizim raportesh në mes të Kosovës dhe Serbisë. “Aneksi është pjesë integrale e Marrëveshjes. Kosova dhe Serbia zotohen plotësisht që do t’i respektojnë të gjitha nenet dhe këtë aneks, dhe do t’i implementojnë të gjitha detyrimet e […]

Përfundon takimi mes Kurtit e Vuçiqit

Ka përfunduar takimi në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, pritet që së shpejti të dalë në konferencë për media, pas shumë orësh bisedime mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti, e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i […]

Ja çka përmban propozimi BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohen këtë të shtunë në Ohër të Maqedonisë së Veriut për të diskutuar për aneksin e zbatimit të planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve. Pos delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë që do të takohen me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ku pjesëmarrës janë […]

Fillimisht takime veç e veç me ndërmjetësuesit, pastaj mbahet takimi i përbashkët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen fillimisht veç e veç me ndërmjetësuesit e bisedimeve: shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Pas këtyre bisedimeve do të pasojë takimi i përbashkët. Borrell tha një […]

Tre të lënduar në aksidentin në magjistralen afër Rogovës

Në aksidentin e sotëm në fshatin Rugovë, dyshohet se janë goditur disa këmbësorë që ishin duke e pritur autobusin në rrugë. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka bëre të ditur për IndeksOnline se në aksident janë përfshirë dy këmbësorë dhe një automjet, ku si pasojë kanë mbetur 3 persona të lënduar. […]

Prizren: 24 vjet nga Beteja e lavdishme e Kabashit mbi Korishë

Sot, bëhen 24 vjet nga Beteja e Kabashit mbi Korishë, ku ranë dëshmorë tre ushtarë të UÇK-së, ndërsa humbje të mëdha pësuan edhe forcat ushtarake-policore serbe. Portali “Gazeta e Prizrenit” në 20-vjetorin e kësaj ngjarje, ka botuar një shkrim, të cilin mund ta lexoni në këtë link: 20 vjet nga Beteja e lavdishme e Kabashit […]