04-10-2023

Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata, dërgohet në burg

Një person nga komuna e Suharekës, por që kërkohej nga organet e drejtësisë është arrestuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, raporton Gazeta e Prizrenit.

Nuk jepen detaje se për çfarë vepre ishte dënuar, por njoftohet se ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Suharekë 04.09.2023-22:50. Bazuar në urdhëresat e gjykatës, është arrestuar  një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit”.   

Referuar raporteve të Policisë,  del se kohët e fundit janë shtuar rastet e arrestimit të personave, ndaj të cilëve ka urdhëresa nga gjykata. /GazetaePrizrenit. net/

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.