06-07-2025

Kryesore

Prizren: Një i burgosur tenton t’i japë fund jetës në Qendrën e Paraburgimit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku njëri nga të burgosurit dyshohet se ka tentuar që t’i japë fund jetës së tij. Rastin e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë me dije se viktima është dërguar […]

Aktakuzë ndaj mjekut, dyshohet se ia mori mbi 9 mijë € një personi, për punësimin e të resë në Spitalin e Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.L., në cilësi të mjekut në QKUK në Prishtinë. Prokuroria njofton se i njëjti nga data 08.02.2023 gjendet në paraburgim, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”. Nga informacionet kuptohet se bëhet fjalë për Etnik Lajçin. Siç […]

Avokati i Popullit pranon 45 ankesa kundër Ligjit të pagave

Mbi 80 mijë punonjës të sektorit publik kanë marrë pagat e reja me Ligjin e ri për pagat. Por, shumë nga ta janë ankuar se pagat me ligjin e ri i kanë marrë më të ulëta. Kjo ka ndikuar që numri i sindikatave dhe i institucioneve të cilët janë të pakënaqur me këtë Ligj të […]

Sot shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit

Në Kosovë sikur edhe në të gjitha trevat shqiptare, sot shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit, e cila është një ngjarje me rëndësi arsimore dhe kulturore, ku të gjithë kujtojnë mësuesit e parë të shkronjave shqipe. Më 7 mars 1887 në Korçë u hap Mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i […]

Nënkryetari i Prizrenit thotë që ish-drejtori i Administratës, Baldedaj nuk e ka pasur detyrë përpilimin e vërtetimit mbi pranim-dorëzimin e laptopëve

Në Gjykatën Themelore në Prizren, në rigjykimin ndaj ish-drejtorit të Administratës në Prizren, Ilir Baldedaj, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, është dëgjuar në cilësinë e dëshmitarit, i cili deklaroi se i akuzuari Baldedaj nuk e ka pasur detyrë të përpilojë vërtetimin për pranim-dorëzimin e laptopëve. Baldedaj akuzohet se ua kishte shpërndarë 40 laptopë […]

BQK: Kosovarët kanë mbi 5.5 miliardë € depozita në banka

Mbi 5.5 miliardë euro ka arritur shuma e përgjithshme e depozitave të kosovarëve në sektorin bankar të vendit. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, nga kjo shumë e përgjithshme 3.6 miliardë euro janë depozita të ekonomive familjare, përderisa rreth 2 miliardë euro janë depozita të korporatave. Për këtë shumë miliardëshe, bankat komerciale u paguajnë depozitueseve normë […]

Jashari-deputetëve: Të jeni të një gjuhe, që të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia

Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar, Adem Jashari, sot ka folur para deputetëve në kuvend, në 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së. Ai është shprehur se duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bijtë dhe bijat tona, siç tha ai, ne sot jemi të lirë. “Duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bijtë dhe bijat […]

Përveç pagave e mëditjeve, deputetët shpenzuan mbi 16 mijë euro për mbushje telefoni

Pos pagës, deputetët e anëtarët e tjerë të Kuvendit, marrin edhe shtesa për shërbime të ndryshe. Vetëm për shërbime telefoni, sipas një liste të shpenzimeve të siguruar nga TV Dukagjini, gjatë vitit të kaluar janë shpenzuar mbi 16 mijë euro. Qytetarëve kjo shumë u duket e tepruar, derisa tregojnë se sa shpenzojnë ata mesatarisht për […]

Pamje të Ushtrisë së Kosovës në nderim të Epopesë së UÇK-së

Forca e Sigurisë së Kosovës kanë paralajmëruar manifestimin mbarë kombëtarë të Epopesë së UÇK-së. Ushtarët e Kosovës janë rreshtuar në nderim të Epopesë së UÇK-së. “Në nderim të 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së sot në kazermën “Adem Jashari” u rreshtuan ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të filluar manifestimin mbarë kombëtarë “Epopeja […]

25 vjet nga rënia heroike e Jasharëve, sot nis Epopeja

Sot bëhen 25 vite që nga rrethimi i familjes së Jasharëve, në Prekaz të Drenicës. Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e kishte koncentruar në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt. Ajo që kishte ndodhur […]