06-07-2025

Kryesore

Prokuroria do të përgjigjet me shkrim, shtyhet gjykimi ndaj dy zyrtarëve policorë dhe të tjerëve

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të mërkurën, është shtyrë gjykimi ndaj të akuzuarve Naser Koqinaj, Ihsan Fetahaj, Kujtim Gjilani dhe Arlinda Krasniqi, pasi që prokuroria do të përgjigjet me shkrim për kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtim të provave. Sipas aktakuzës, Koqinaj akuzohet për veprat penale të fajdesë, detyrimit dhënia e ryshfetit dhe mashtrimit, […]

Prizren: Në rigjykim, dënohet me 7 vite burgim i akuzuari se i shkaktoi lëndime të rënda viktimës, që ndërroi jetë në QKUK

Gjykata Themelore në Prizren, të mërkurën, në rigjykim, ka shpallur aktgjykim dënues për të akuzuarin Faruk Muça, duke e dënuar me 7 vjet burgim për akuzën se nga goditjet i shkaktoi lëndime të rënda viktimës D.M., i cili më pas ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Muça, është […]

Prizren: Goditet për vdekje një këmbësore në rrugën Prizren-Gjakovë

Një aksident fatal ndodhi të martën mbrëma në rrugën magjistrale Prizren – Gjakovë, në fshatin Piranë, konfirmoi policia. Sipas informacioneve, një këmbësore 65-vjeçare është goditur për vdekje. Ndërkaq, një i dyshuar 25-vjeçar është ndaluar për 48 orë. “Sot me datë 28.02.23, rreth orës 18:50 është raportuar një aksident trafiku goditje e këmbësorit me fatalitet. Rasti […]

Ligji i Pagave, Asamblistët përfituesit më të mëdhenj

Sot janë ekzekutuar pagat e punonjësve shtetërorë, për herë të parë sipas koeficientit të ri të pagave të bazuar në ligjin e ri. Me këtë ligj të ri të pagave, Asamblistët Komunal të Kosovës, janë përfituesit më të mëdhenjë, percjell indeksonline. Rritja e pagës për ta është diku rreth 400 euro. Sipas Ligjit të Pagave, […]

Pasditja e “nxehtë”, sot dalin pagat me koeficientin e ri

Sot ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ekzekuton pagat për 83 mijë punëtorë  të sektorit publik me koeficientin e ri. Shërbyesit civil sot mbas orës 16:00 do të kuptojnë  vlerën e saktë të  pagës. Me fillim të këtij muaji qeveria ka bërë publike vlerën e koeficionetit që ishte 105 euro. Vlera e koeficientit të pagave […]

Propozimi Evropian parasheh njohjen e pasaportave, diplomave, targave dhe vulave doganore

Bashkimi Evropian e ka publikuar të plotë Propozimin Evropian për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë Propozim Evropian gjenden 11 pika për të cilat dje gjatë takimit pati vetëm pranim verbal në Bruksel, por jo edhe nënshkrim në letër mes dy palëve. Në nenin 1, dy palët pajtohen që do t’i njohin […]

Publikohet për herë të parë plani europian

Bashkimi Evropian e ka publikuar të plotë Propozimin Evropian për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Palët Kontraktuese, Të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre për ruajtjen e paqes, Të përkushtuar për të kontribuar në bashkëpunimin dhe sigurinë e frytshme rajonale në Evropë dhe për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës, Të vetëdijshëm se paprekshmëria […]

“Shpresoj për një qasje konstruktive nga dy palët”, Borrell deklarohet për takimin e përbashkët Kurti-Vuçiq

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell është lajmëruar në Tëitter për takimin e nisur pak më parë në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai tha se i uroi mirëseardhje të dy liderëve për takimin e nivelit të lartë të dialogut mes të dyja vendeve, raporton Paparaci. […]

Mbi 303 mijë persona përfituan nga skemat sociale në janar

Gjatë muajit janar nga skemat e ndihmës sociale kanë  përfituar 22 mijë e 571 familje ne gjithsej 89 mijë e 318 anëtar Ndërsa nga skemat për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuar kanë përfituar 2 mijë e 894 familje. Publikim i fundit i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregon për […]

Prizren: Identifikohen dy të mitur për vjedhje në zyrën e ofiqarisë në Gjonaj

Me 21 shkurt rreth orës 08:35 Policia ka marre informatën se persona të dyshimtë kanë depërtuar në brendësi të zyrës së gjendjes civile në Gjonaj të Hasit në Prizren. Ankuesi “Zyrtar i lartë” përgjegjës i zyrës së gjendjes civile ka raportuar se persona të dyshuar deri atëherë të panjohur, kishin thyer xhamin e dritares dhe […]