27-04-2024

Kryesore

Zhduken tre të mitur në Prizren, rastin në Polici e paraqet nëna e tyre

Një nënë nga Prizreni ka njoftuar policinë se nuk di asgjë për tre djemtë e saj të mitur. Sipas saj, ata kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më. Njoftimi i plotë i policisë: PERSON I ZHDUKUR /Rr. Beteja e Kabashit, Prizren, 26.03.2022-09:00. Viktima femër shqiptare ka raportuar se tre djemtë e saj të […]

Kërkohet drejtësi për viktimat e masakrës në Krushë të Madhe

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj dhe ai i Rahovecit, Smajl Latifi dhe qytetarë të shumtë morën pjesë në shënimin e 23-vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe dhe të Vogël, ku forcat serbe vranë mbi 350 persona, përfshirë edhe gra e fëmijë. Kryeministri Albin Kurti, […]

Gjendja e fundit rreth Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 1.027 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Ndërsa sot janë shëruar 49 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.540. Në total numri i rasteve aktive është 654.

Krusha e Vogël – fshati që e përjetoi masakrën e madhe

Më 25, 26, 27 mars të vitit 1999, në disa fshatra të rajonit të Anadrinisë, sidomos në Krushë të Vogël dhe të Madhe, është ndërmarrë një fushatë e egër dhune nga forcat serbe, duke vrarë e masakruar një numër të burrave, pa kursyer as fëmijët, gratë dhe pleqtë. Krusha e Vogël, rreth 10 kilometra larg […]

Sot, në Krushë të Vogël rivarrosen mbetjet mortore të shtatë të zhdukurve të Masakrës

Mbetjet mortore të shtatë viktimave të luftës, nga Masakra e Krushës së Vogël, me kërkesë të familjeve dhe me përkrahje institucionale, do të rivarrosen, sot, në përvjetorin e Masakrës së Krushës së Vogël. Në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në fshatin Krushë e Vogël të Prizrenit, në ora 12:00 fillon ceremonia e varrimit të shtatë […]

Gjendja e fundit rreth Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 31 raste të reja me Covid-19. Gjatë kësaj kohe janë shëruar 22 persona. Numri i rasteve aktive është 675. Njoftimi i plotë: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon si më poshtë. Në 24 orët e fundit janë dhënë 275 doza […]

7 mijë nxënës do t’i nënshtrohen testit PISA

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Popovci, ka njoftuar se 7 mijë nxënës do të marrin pjesë në testin PISA. Në një konferencë për media, Popovci tha se është përzgjedhur mostra prej 237 shkollave, dhe se për këtë test tashmë kanë filluar përgatitjet nëpër komuna. “Jemi të përgatitur për t’iu nënshtruar këtij testi. Është përzgjedhur mostra prej […]

23 vjetori i masakrave, Rahoveci me homazhe te varrezat e dëshmorëve në Brestoc, Fortesë e Celinë

Sot janë bërë 23 vjet që nga masakrat në fshatrat Fortesë, Brestoc, Krushë dhe Celinë të Komunës së Rahovecit. Me këtë rast, Komuna e Rahovecit ka organizuar homazhe në varrezat e dëshmorëve. Në fshatin Brestoc homazhet do të bëhën nga ora 10:00, në Fortesë nga ora 11:00 dhe në Celinë nga ora 13:00.

Dështon për të tretën herë me radhë gjykimi për keqpërdorime lidhur me ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Zhur

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor, i paraparë për të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj të akuzuarve për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Almir Saiti, Muhamet Bajrami, Drenusha Behluli Mehmeti dhe Hatixhe Përzhella. Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ka qenë kërkesa e mbrojtësit të akuzuarit Almir Saiti avokati Hajrip Krasniqi, që ekspertiza […]

Prizren: Aktakuzë pasi plagosi viktimën pas fjalosjes lidhur me kolonën në trafik

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit L.V., nën dyshimin se tentoi ta privojë nga jeta viktimën B.G, pas fjalosjes për shkaktimin e kolonës në trafik. Përmes një komunikate për medie, thuhet se i njëjti gjendet në paraburgim nga 10 janari. Sipas aktakuzës, më 10 janar 2022, […]