07-02-2026

Kryesore

Përkujtohet masakra në Krushë të Vogël/ Presidentja Osmani: S’do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat e luftës

Presidentja Vjosa Osmani ka marr pjesë edhe në përkujtimin e masakrës në Krushë të Vogël, ku është zotuar para familjarëve të viktimave të luftës, se nuk do të ndalen kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat e luftës. “Kurrë nuk do të harrojmë dhe kurrë nuk do të falim për krimet që janë kryer kundër popullit […]

Kryeministri Kurti nga Krusha: Përkulemi me shumë dhimbje e pikëllim, por edhe me shumë dashuri e krenari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël, me rastin e 24-vjetorit të masakrës atje. Ai është shprehur se aty përkulemi me shumë mall, dhimbje e pikëllim, po në të njëjtën kohë edhe me shumë dashuri. “Çdo fillim pranvere ne i kujtojmë dhe i përkujtojmë ata […]

Celina, Fortesa e Brestovci, nderuan martirët e dëshmorët e rënë (foto)

Më 25 mars të vitit 1999, një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, në Rahovec pati masakra të tmerrshme në tri fshatra njëkohësisht. Në fshatin Brestovc ranë 5 dëshmorë dhe 49 martirë, derisa tmerrin e njëjtë e përjetoi edhe Fortesa ku u vranë e masakruan plot 68 persona. Hiç më lehtë […]

Dy vëllezër kërcënojnë një grua në Prizren, njëri nga ta është pjesëtar i FSK-së

Për shkak të një rruge, dy vëllezër dyshohet se kanë kërcënuar një grua në fshatin Pllanjanë të Prizrenit. 36-vjeçarja është detyruar të kërkojë ndihmën e Policisë, teksa Sinjali merr vesh se njëri nga të dyshuarit është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Bazuar në dëshminë e viktimës, 39-vjeçari ishte jashtë detyrës zyrtare, kur bashkë […]

Identifikohen 32 fëmijë lëmoshë-kërkues, 7 prej tyre janë nga Shqipëria

Policia ka hartuar dhe zbatuar planin  operativ ‘identifikimi i fëmijëve lëmosh-kërkues si viktima të mundshme të trafikimit’, i ciliështë shtrirë në tërë territorin e vendit nga data 20 deri 24 mars 2023. Në zbatim të planit pos të gjitha njësive rajonale të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, janë përfshirë edhe prokuroritë rajonale përkatëse, […]

Prizren: Gjykata lejon propozimin për ekzaminimin psikiatrik ndaj të akuzuarit për vrasjen në “Tusuz”

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të premten, është aprovuar propozimi i mbrojtësve të akuzuarit Haxhi Selmanaj, avokatët Esat Gutaj dhe Sylë Hoxha, që i akuzuari Selamanaj të dërgohet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës (IPFK), për ekzaminimin e gjendjes së shëndetit mendor të tij. Këtë propozim, e ka aprovuar kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja […]

Prizren: Policia në kërkim të një të dyshuari për “ngacmim” (Foto)

Sektori i Hetimeve të Stacionit policor Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Ngacmim” që ka ndodhur më datë 28/02/2023 në orën 19:15, në rrugën “William Walker” në Prizren, pranë hyrjes së objektit të banimit “RAFII”. Sektori i hetimeve pas marrjes së rastit për hetim ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës […]

Prizren: Rrahja mes gjashtë të rinjve, i dyshuari kryesor përfundoi në ndalim policor

Një përleshje fizike ka ndodhur dje në mbrëmje, në rrugën “Nazim Buduri” në Prizren, ku janë përfshirë gjashtë persona që dyshohet se u kapën për shkak të një mosmarrëveshje që disa prej tyre kishin me viktimën, 31-vjeçar. Katër prej tyre përfunduan në Polici, teksa dy të tjerë kanë arritur të ikin. Burimet nga Prokuroria kanë […]

Prizreni gjatë Ramazanit

Në Prizren, sikur edhe në Kosovë dhe në komunitetin botëror myslimanë, sot ka nisur muaji i Ramazanit – muaji i agjërimit, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Ky është muaji i shenjtë, muaj i mëshirës. Nga minaretë e xhamive të shumta të qytetit, por edhe të fshatrave, thirrja e ezanit shënon fundin e agjërimit, përgjatë të cilit […]

Prizren: Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata, dërgohet në burg

Një person nga Prizreni, por që kërkohej nga organet e drejtësisë është arrestuar nga Policia, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas raportit të Policisë arrestimi është bërë në rrugën “Sylejman Rrotlla”, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren. Nuk jepen detaje se për çfarë vepre ishte dënuar, por njoftohet se ai është dërguar në vuajtje […]