29-03-2026

Kryesore

Vetaksident në Prizren, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren, ku përveç dëmeve materiale, pësoi lëndime vozitësi. Sipas Policisë,  një person në gjendje të dehur, mbrëmë pak para mesnatës e godet një shtyllë elektrike, raporton Gazeta e Prizrenit. “I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e tij ne gjendje të dehur […]

Prizren: Arrestohet një person i dyshuar për narkotikë

Në Prizren, Policia ka ndaluar një person, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme. Gjatë kontrollit të të dyshuarit, G.K., është gjetur një sasi e substancës narkotike, e llojit marihuanë, që është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Pas shoqërimit në stacion policor, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për posedim të paautorizuar të […]

Përfundoi marshi masiv në solidarizim me çlirimtarët

Ka përfunduar “Marshi për Drejtësi”, e organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, në solidarizim me ish krerët e UÇK-së në Hagë. Në këtë marsh që po vlerësohet si ndër më të mëdhenjtë e pasluftës kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të lartë të partive politike. Ky marsh u organizua një ditë para fillimit të procesit gjyqësor […]

Prizren: Hajnat në një shtëpi, vodhën stoli ari

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur dje në Prizren. Një burrë ka raportuar se disa persona kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur stoli ari. “VJEDHJE E RËNDË. Prizren, 01.04.2023-18:30-21:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij , me […]

Prizren: Ç’solli gjykimi për zgjedhjen e “kundërligjshme” të drejtoreshës së Spitalit?

Gjykata Themelore në Prizren, e ka refuzuar padinë në rastin ku paditësi L.G, pretendonte se SHSKUK ka përzgjedhur kundërligjshëm drejtoreshën e Spitalit “Daut Mustafa” në Prizren. Në aktgjykimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se kërkesëpadia e paditësit L.G është refuzuar në tërësi si e pabazuar. “Refuzohet në tërësi si e pabazuar kërkesëpadia e paditësit […]

Këshilli i Prindërve kërkon pushim pranveror për nxënësit

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse respektimin e pushimit pranveror për nxënësit e sistemit parauniversitar të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Këshilli i Prindërve ka thënë se mohimi i pushimit të nxënësve në vikend dhe pushimeve të parapara me kalendarin shkollor, përbëjnë shkelje të konventave ndërkombëtare dhe Kushtetutës. Sipas këtij […]

Prizren: “Lekë Matranga”, rruga me gropa (Foto)

Siç shihet edhe në këto foto, rruga “Lekë Matranga”, njëra nga më të frekuentuarat brenda qytetit  (nga rreth-rrotullimi i Spitalit e deri te Qafa e Kishës) që të çon në qendën “Shatërvan”, mund të quhet rruga me gropa.

Kulla e familjes Cikaj në Gjonaj të Hasit pjesë e trashëgimisë kulturore (foto)

Në kuadër të procesit të inventarizimit të trashëgimisë kulturore të paluajtshme në regjionin e Prizrenit, zyrtarët e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QTRK) Prizren, kanë identifikuar ndërtesën prej guri të familjes Cikaj në fshatin Gjonaj të Hasit, raporton Gazeta e Prizrenit. “Procesi i inventarizimit dhe dokumentimit të trashëgimisë kulturore është veprimtari hulumtuese që përfshinë identifikimin, […]

Policia kërkon ndihmë për të identifikuar një person të dyshuar për ngacmim në Prizren (Video)

Sektori Rajonal i Hetimeve, Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren, është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Ngacmim” që ka ndodhur më datë 21.01.2023, në Prizren. Sektori i hetimeve pas marrjes së rastit për hetim ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë të instaluara pranë […]

Pagat me ligj të ri: As këtë muaj nuk ka shtesa, MF dhe MPB dalin me njoftim

Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë të gjithë zyrtarët publik të Republikës së Kosovës, se sot do të disbursohen pagat e dyta sipas Ligjit për Paga në Sektorin Publik, i cili ka hyrë në fuqi me datën 5 shkurt 2023. Ministria e Punëve të Brendshme, përmes Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve […]