29-04-2024

Kulla e familjes Cikaj në Gjonaj të Hasit pjesë e trashëgimisë kulturore (foto)

Në kuadër të procesit të inventarizimit të trashëgimisë kulturore të paluajtshme në regjionin e Prizrenit, zyrtarët e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QTRK) Prizren, kanë identifikuar ndërtesën prej guri të familjes Cikaj në fshatin Gjonaj të Hasit, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Procesi i inventarizimit dhe dokumentimit të trashëgimisë kulturore është veprimtari hulumtuese që përfshinë identifikimin, regjistrimin paraprak dhe dokumentimin e vlerave të trashëgimisë kulturore, i cili zhvillohet në mënyrë sistematike, që të krijohet një pasqyrë më e qartë e gjendjes së trashëgimisë kulturore, që kryhet nëpërmjet vizitave në terren”, thuhet në njoftimin e QRTK-së.

Shtëpia është pronë e Hasan Cikajt / Gazeta e Prizrenit /

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Asnjë koment

Comments are closed.