04-07-2025

Kryesore

Prizren: Nisi manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Prizren, sot ka nisur manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”. Në hapje, në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, mori pjesë Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj. Po ashtu sot janë bërë homazhe tek shtatorja e Heroit të Kombit, Remzi Ademaj – Komandant Petriti. Gjatë organizimeve në këtë manifestim,  nxënësit e shkollave të […]

REL: Arrihet “kompromisi” për vizat për Kosovën, vendimi hyn në fuqi më 1 nëntor 2023

Vendet anëtare të BE-së në takimin e grupit punues për vizat kanë përafruar qëndrimet rreth një kompromisi, sipas të cilit do të miratohej vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, që do të hynte në fuqi më 1 nëntor 2023, kur do të nisë zbatimi edhe i sistemit Evropian të informimit dhe autorizimit të udhëtimit […]

Prizren: Aktakuzë kundër katër personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroritë Themelore janë ngritur pesëdhjetepesë (55) aktakuza kundër shtatëdhjetekatër (74) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë (10) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit […]

Me duar në xhepa, “përfaqësimi” i Prizrenit të kulturës dhe Kryeqytetit Historik të Kosovës nga delegacioni komunal në Turqi

Sipas një njoftimi të shpërndarë nga ueb faqja zyrtare e Komunës së Prizrenit, një delegacion prirë nga kryetari Shaqir Totaj, po qëndron për një vizitë në Komunën e Edirnes në Turqi, raporton Gazeta e Prizrenit. Ajo që bie në sy në një foto, është një veprim i pahijshëm i delegacionit prizrenas, përkatësisht i kryetarit Totaj […]

Kurti: Nesër nisem për Paris, mund të kem takim me Vuçiqin (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nëser do të niset për në Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes. Ai tha se gjatë kësaj vizite, pritet të ketë edhe një takim trilateral me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.+ “Jam i gatshëm sepse i përgatitur, dhe gjithnjë i interesuar, për […]

Prizren: Lirohen dy të dyshuarit për marrje me prostitucion

Dy persona të dyshuar janë arrestuar për prostitucion dje në Prizren. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 12 korrik 2022 ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dje. Të njëjtit dyshohet se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Marrje me prostitucion”. Policia e Kosovës ka njoftuar se të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit […]

Stacioni i trenit në Prizren pritet të zhvendoset në ‘Arbanë’

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi ka thënë se stacioni i trenit në këtë qytet do të zhvendoset ne lagjjen  ‘Arbanë’, raporton Gazeta10. “Stacioni i trenit është planifikuar që të zhvendoset në fund të Arbanës, është paraparë që në të ardhmen sipas planifikimit urban të vendoset aty.”, ka thënë Gashi. Gashi, ka treguar se […]

Prizren: Ngritet aktakuzë kundër 17 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroritë Themelore janë ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër gjashtëdhjetetre (63) personave, për vepra të ndryshme penale. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tridhjetedy (32) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj […]

Prizren: Antidroga arreston në flagrancë katër persona të dyshuar

Policia e Kosovës, njësia e antidrogës në Prizren, gjatë punës operative në teren ka pranuar informacione relevante se në një lokacion në Prizren gjinden substanca të dyshuara narkotike. Rreth orës 14:00 sipas urdhrit verbal tё pranuar nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake në Prizren, Njësia e antidrogës në Prizren, nё asistim tё patrullave policore dhe forenzikёs […]

Komuna e Prizrenit shpenzon gati 24 mijë Euro për një “vizitë studimore” në Dubrovnik

Rreth 24 mijë euro pritet të kushtojë një vizitë studimore 45 asambleistëve të Komunës së Prizrenit në Kroaci. Sipas dosjes së tenderit të publikuar në e-Prokurim, asambleistët pritet të qëndrojnë atje për katër netë. Për këtë vizitë, fillimisht ishin planifikuar të shpenzoheshin 30 mijë euro, por në fund kontrata është nënshkruar për 23 mijë e […]