20-04-2024

Prizren: Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata, dërgohet në burg

Një person nga Prizreni, por që kërkohej nga organet e drejtësisë është arrestuar nga Policiaraporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas raportit të Policisë arrestimi është bërë në rrugën “Sylejman Rrotlla”, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

Nuk jepen detaje se për çfarë vepre ishte dënuar, por njoftohet se ai është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit.

Nga raportet e Policisë,  del se kohët e fundit janë shtuar rastet e arrestimit të personave, ndaj të cilëve ka urdhëresa nga gjykata. /GazetaePrizrenit. net/

Asnjë koment

Comments are closed.