I dërgonte mesazhe erotike të miturës, arrestohet prizrenasi

Në Prizren është arrestuar një person, pasi që gjatë muajit shkurt-mars 2023, ka ngacmuar seksualisht një të mitur përmes rrjeteve sociale.

Sipas Policisë, ai e ka pranuar se i ka dërguar mesazhe me përmbajtje erotike viktimës, raporton Gazeta e Prizrenit

“Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që përmes rrjeteve sociale i ka dërguar mesazhe me përmbajtje erotike viktimës femër kosovare e mitur. I dyshuari në dëshminë e tij ka pranuar se i ka dërguar mesazhe viktimës”, ka njoftuar policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.