18-11-2026

E fundit: Vdes personi që u plagos në Suharekë

S.Daka ka humbur jetën pasi ishte plagosur me armë zjarri të mërkurën në Suharekë.

Sipas burimeve të IndeksOnline, ai kishte marrë plagë të shumta nga të shtënat me armë zjarri, përkatësisht nga një numër i madh plumbash, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Dyshohet se ngjarja ka nisur pas një konflikti në një parking, ndërsa rrethanat dhe motivet që çuan deri te incidenti mbeten për t’u zbardhur.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari, i cili ende sipas policisë ndodhet në arrati, ka shtënë nga një audi me ngjyrë të zezë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.