08-07-2025

Kryesore

Therja me thikë në Prizren, policia jep disa detaje

Mbrëmë ka ndodhur një therje me thikë në Prizren. Siç njofton Policia i theruri është në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton “Gazeta e Prizrenit”. Në vijim njoftimi i plotë nga Policia: Më 22.06.2022, rreth orës 19:30, ne Rrugën “Muharrem Hoxhaj”, në Prizren, është raportuar se ka ndodhur një rast “Lëndim i rëndë trupor (therrje me thikë). […]

Përleshje me thika në Prizren: Një 50-vjeçar i lënduar rëndë, disa detaje

Një therje me thikë ka ndodhur më herët në rrugën ‘Muharrem Hoxha’ në Prizren, ku janë përfshirë tre persona. Rastin për Gazetën Sinjali tashmë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. “E konfirmoj rastin, janë shoqëruar dy persona pasi kanë sulmuar një person të moshës rreth 50 vjeç, duke i […]

Prizren: Akuzohej se ia ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, dënohet me burgim e gjobë

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Klodian Durollari, duke e dënuar me 6 muaj burgim me kusht dhe 300 euro gjobë për akuzën se ia ofroi 5 euro ryshfet policit kufitar në pikën kufitare në Vërmicë. Shpallja e aktgjykimit u bë të martën nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Skender […]

Rritet numri i rasteve me COVID-19/ MSh apel qytetarëve: Vaksinohuni!

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë dy javëve të fundit, është shënuar rritje e rasteve të COVID-19, që ka ndikuar rrjedhimisht edhe në rritjen e rasteve aktive. Me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes nga infeksioni, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që nuk kanë marrë ende asnjë dozë […]

Gjendja e fundit rreth Covid 19

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit lidhur me situatën me COVID-19 në Kosovë. Sipas këtij njoftimi, nga 160 personat e testuar 13 persona kanë rezultuar pozitiv. Po ashtu, brenda 24 orëve janë vaksinuar 47 persona dhe janë shëruar 4 të tjerë.  

Prizren: Hajnat vjedhin në një shtëpi në Malësi të Re, marrin para dhe një armë

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane, duke shkaktuar humbje e pasiguri. Për një rast të tillë që ka ndodhur mbrëmë, në një shtëpi në fshatin Malësi të Re të Prizrenit, Prokuroria ka nisur hetimet. Rastin e ka denoncuar në Polici […]

Ministria e Financave ka një njoftim për pensionistët

Pas lehtësimit të masave dhe zbutjes së situatës pandemike, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton opinionin e gjerë si dhe të gjithë përfituesit e skemave pensionale, në veçanti, që gradualisht ka filluar me procesin e lajmërimit të përfituesve të skemave pensionale, me qëllim të verifikimit. Në fazën e parë, kërkohet që përfituesit e skemës […]

Prizren: 67 refugjatë u arrestuan në pikëkalim kufitar (VIDEO

Policia Kufitare e Kosovës, në bashkëpunim me atë të Shqipërisë kanë identifikuar të dielën një grup refugjatësh të cilët nëpërmes rrugëve ilegale po tentonin të hyjnë në territorin e Kosovës. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:50 në pikën kufitare në Vërmicë. Sipas njoftimit, Policia ka pranuar informacionin se në vijën e gjelbër të pjsesës […]

Gjendja e fundit rreth Covid 19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, janë regjistruar 15 raste të reja me COVID-19, ndërkaq nuk është shënuar ndonjë vdekje nga ky virus. Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 292. Në 24 orët e fundit janë dhënë 5 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkaq […]

Në Vërmicë plagoset edhe një 16 vjeçar sirian, policia dyshon se ka lidhje me rastin tjetër

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Vërmicë të Prizrenit, ka ndodhur edhe një plagosje me armë zjarri, e që dyshohet të ketë lidhje me rastin tjetër që ndodhi dje ku u gjet pa shenja jete një shtetas i huaj. Në njoftimin e policisë thuhet se rreth orës 00:42 , policia ne Prizren ka […]