05-05-2024

Oborri i Qeverisë së Kosovës mbushet me flamuj amerikanë

Është mbushur me flamuj të Amerikës oborri i Qeverisë së Kosovës.

Flamujt i kanë vendosur disa aktivistë të shoqërisë civile në shenjë përkrahjeje dhe mirënjohjeje për Shtetet e Bashkuara, si aleati kryesor që ndihmoi çlirimin e Kosovës dhe më pas shtetndërtimin.

Nga ana tjetër, gjesti i drejtohet dhe kryeministrit të tanishëm Albin Kurti, i cili së fundi, edhe njëherë shpërfilli këshillat e ShBA-së për të shtyrë për 10 muaj zbatimin e vendimit për targat ilegale në veri të Kosovës.

Kjo iu ka dhënë shkas serbëve që të braktisin institucionet e Republikës së Kosovës, duke kthyer në pikën zero gjithë progresin e bërë për integrimin e tyre./EO

Asnjë koment

Comments are closed.