Në Prizren raportohet e zhdukur një vajzë 👇
Në Prizren është raportuar e zhdukur një vajzë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 20 nëntor, nga një grua e cila ka bërë të ditur se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Tahir Sinani”, ndërsa Policia ka bërë të ditur se është duke u hetuar.
“Rr. Tahir Sinani, Prizren 19.11.2026 – 13:30. Ankuesja më 20.11.2026 ka raportuar se vajza e saj, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport 24-orësh të policisë./IO



