20-11-2026

Parashikimi i motit për të premten, 20.11.2026

Të premten parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu në lokalitete të caktuara. Dita do të vijojë me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar, sidomos në jug të vendit.

Në mbrëmje pritet shtim i vranësirave, ndërsa gradualisht do të afrohet një sistem i fuqishëm nga perëndimi, kryesisht rreth mesnatës ose pas saj.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit dhe perëndimit. Gjatë orëve të para të 24-orëshit, herë pas here pritet të arrijë intensitetin e stuhisë, me shpejtësi prej 25-70 km/h. Më pas, intensiteti i saj do të dobësohet gradualisht.

Gjatë ditës, era sërish pritet të fuqizohet, duke arritur herë pas here intensitet shumë të fortë, me shpejtësi prej 20-56 km/h.

Stuhitë e erës mund të shkaktojnë dëme lokale, përfshirë thyerjen e degëve të mëdha, rrëzimin e pemëve të dobëta, si dhe dëmtime në çati, sera dhe struktura të lehta. Objektet që nuk janë të fiksuara mirë mund të zhvendosen apo edhe të ngrihen nga era, duke paraqitur rrezik për njerëzit dhe pronën.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale nga 16 deri në 20°C. /MK


Asnjë koment

Comments are closed.