19-11-2026

“Nuk po muj me besu çka ka ndodh, vrasje makabër para gruas dhe vajzës së vogël”, reagon familjari i Dakajt pas tragjedisë në Suharekë

Një familjar i Syle Dakajt, i cili u vra të mërkurën në një qendër tregtare në Suharekë, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij dhe duke paralajmëruar se dorasi do të përballet me pasojat e veprimit të tij.

Përmes një postimi në Facebook, familjari i viktimës e ka cilësuar ngjarjen si vrasje makabre, duke theksuar se ajo ndodhi në praninë e bashkëshortes dhe vajzës së vogël të Dakajt.

“Vrasje makabre para gruas e vajzës së vogël, e cila sapo ka filluar të thërrasë ‘O bab’. Ajo dorë që e kreu krimin do të paguajë për atë që ka bërë”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, i dyshuari për vrasjen, Rrahman Hoti, është ndaluar, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Rasti tragjik ndodhi pas një mosmarrëveshjeje të çastit në një qendër tregtare në Suharekë, ku viktima u qëllua për vdekje.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Lexo edhe:

Vrasja në Suharekë – Policia jep detaje, zbulon se çfarë ndodhi pas konfliktit verbal

Asnjë koment

Comments are closed.