19-11-2026

Vrasja në Suharekë – Policia jep detaje, zbulon se çfarë ndodhi pas konfliktit verbal

Një person, Sylë Daka nga fshati Vrëshec mbeti i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të mërkurën në Suharekë, pas një konflikti verbal.

Portali Gazeta e Prizrenit ka raportuar se sipas i dyshuari është Rrahman Hoti, 60-vjeçar.

Policia sot ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur, kur i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Si pasojë e plagëve të marra, viktima është dërguar për trajtim në Spitalin e Prizrenit, ku dhe ka ndërruar jetë.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa gjatë kontrollit tek ai është konfiskuar një revole me 24 fishekë dhe disa gëzhoja. Ndërkohë, njësitet policore kanë bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe konfiskuar 47 fishekë dhe një shumë parash të gatshme.

 “Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një konflikti verbal, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në spitalin e Prizrenit ku dyshohet se rreth orës 13:03 ka ndërruar jetë. I dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një revole me 24 fishekë dhe disa gëzhoja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML. Njësiti hetuesisë ka bastisur shtëpinë të dyshuarit ku ka gjetur dhe konfiskuar 47 fishekë dhe një shumë të parave të gatshme. I dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./IO

Lexo edhe: 

Suharekë: Ky është personi që sot mbet i vrarë

Asnjë koment

Comments are closed.