18-11-2026

Suharekë: Ky është personi që sot mbet i vrarë

Personi që humbi jetën nga të shtënat me armë zjarri mesditën e së mërkurës, më 18 nëntor, në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë, është Sylë Daka, nga fshati Vrëshec.

Ky është personi që humbi jetën sot në Suharekë, ishte nga fshati Vrëshec

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:03, pas një mosmarrëveshjeje të çastit, ku viktima dyshohet se u qëllua me armë zjarri në prani të bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur.

Pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, Daka ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërsa Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ai është ndaluar për 48 orë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje po vazhdojnë.

Asnjë koment

Comments are closed.