18-11-2026

Parashikimi i motit për të enjten, 19.11.

Të enjten parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu, ndërsa mëngjesi do të vijojë me diell dhe vranësira, të cilat këto të fundit pritet të dendësohen në orët vijuese të ditës dhe të sjellin reshje lokale shiu, ku në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve, përfshirë edhe orët e mbrëmjes, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Reshjet më intensive pritet të jenë në Rrafshin e Dukagjinit, veçanërisht në zonën jugperëndimore, pranë kufirit me Shqipërinë.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugut dhe juglindjes, e cila gjatë orëve të pasditës do të filloj të fuqizohet, duke arritur kulmin gjatë orëve të mbrëmjes, me ç’rast pritet të arrijë intensitetin e stuhusë së fortë në lokalite, me shpejtësi prej 20-85 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale nga 16 deri në 20°C. / MK

Asnjë koment

Comments are closed.