27-10-2025

Kryesore

Kështu do të jetë përbërja e re e Kuvendit të Prizrenit, me nëntë parti

Mbështetur në rezultatet e publikuara nga KQZ, nga numërimi i 97 % të votave, apo 214 vendvotimeve, del se numrin më të madh të votave në Prizren e ka marrë Vetëvendosja, por që nuk dallon shumë nga PDK, që është partia e dytë, shkruan Gazeta e Prizrenit. Në zgjedhje lokale të 17 tetorit, nuk ka […]

Kjo është gjendja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë infektuar 16 qytetarë me COVID-19, nga 2 mijë e 280 të dyshuar. Në këtë interval kohor janë shëruar 33 qyetarë. Numri i rasteve aktive me virusin korona është 464. Deri më tani, që nga fillimi i pandemisë, janë infektuar gjithsej 160,622 qytetarë, ndërsa 2,974 prej […]

Paralajmërohet rritje e rasteve me Covid-19 pas tubimeve zgjedhore

Megjithëse pritet që rastet me COVID-19 të rriten gjatë ditëve në vijim, nuk paralajmërohet që situata të jetë shumë e rëndë siç ishte disa muaj më parë.Kështu ka thënë infektologu Hamdi Ramadani i cili theksoi se gjatë tubimeve që kanë mbajtur partitë politike në fushatë zgjedhore ka pasur raste kur nuk është respektuar distanca dhe […]

Banorët e Krajkut të Hasit paralajmërojnë protesta për shkak të mungesës së rrymës

Banorët e fshatit Krajk të komunës së Prizrenit në redaksinë e Televizionit të Prizrenit kanë shprehur shqetësimin e tyre për mungesë së energjisë elektrike pothuajse çdo ditë,  dhe sipas tyre  ka mbi një muaj që ka ndërprerje nga ora 10:00 deri ora 14:00 Disa nga banorët e këtij lokaliteti kanë paralajmëruar protesta në këtë fshat […]

Ndalohet për dhunë në familje, policia në Dragash e verifikon personin e kërkuar nga gjykata

Një person nga fshati Radeshë i Dragashit eshtë ndaluar për dhunë në familje, nën ndikimin e alkoolit ai kishte sulmuar familjarët e tij. Kur policia kishte identifikuar të dyshuarin e kishte verifikuar se ai kishte një mandat arresti nga gjykata themelore në Prizren. Pasi i dyshuari ishte përsëritës i veprave penale të dhunës në familje, […]

Kjo është gjendje me Covid-19 gjatë 24 orëve në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.560 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.519.933 doza të vaksinës. Deri më sot 686.238 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. […]

Aksident në Prizren mes kombit dhe veturës, lëndohen dy persona

Në orët e pasdites ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në autostradë, saktësisht te dalja e Veriut në Prizren. Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. Ai u shpreh se, në atë aksident trafiku kanë qenë të përfshira dy automjete, një kombi dhe një veturë. Si pasojë e […]

Aktakuzë ndaj prizrenasit për falsifikim të 400 eurove

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër A.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”. “Sipas aktakuzës, i akuzuari A.K., me datë 24.09.2021, rreth orës 13:30 në rrugën ‘’William Walker’’ në Prizren, me dashje – duke e ditur se paraja është […]

Shaqir Totaj i PDK-së del i pari në Prizren pa votat e subjekteve në koalicion të VV-së

Mbështetur në  votat e subjekteve bazë, përjashtuar votat e subjekteve në koalicion, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës në Prizren, Shaqir Totaj ka marrë më shumë vota se sa kandidati i Vetëvendosjes, Mytaher Hasuka, që mban postin e kryetarit aktual të komunës, shkruan Gazeta e Prizrenit. Haskuka e Totaj do të përballen në balotazh, […]

Një i vdekur, 17 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:  Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.185 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.507.657 doza të vaksinës.  Deri më sot 675.582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. […]