12-02-2026

Kryesore

Prizren: Paraburgim 11 të dyshuarve për kontrabadim me migrantë

U është caktuar masa e paraburgimit 11 personave të dyshuar për veprën penale të “kontrabandimit me migrantë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Siç ka njoftuar Gjykata Themelore në Prizren, paraburgimi ndaj 11 të dyshuarve do të zgjasë deri më 27 tetor. Të dërguarit në paraburgim janë: – B.Sh., (shtetas i Republikës së Kosovës ) – R.I., […]

Zgjedhen Gjyqtarët Mbikëqyrës në gjykatën e Rahovecit e Malishevës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka mbajtur takimin e 266-të më radhë, ku anëtarët e këtij institucioni kanë votuar për kandidatët e rekomanduar për kryetarë të gjykatave dhe gjyqtarë mbikëqyrës. KGJK me 8 vota ka zgjedhur gjyqtarin Ilir Rashkaj në pozitën e Gjyqtarit Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore Gjakovë – Dega Rahovec, i cili si kundërkandidat […]

Gjendja me COVID-19 : Kaq të vdekur e 68 të infektuar në 24 orë

Në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe 8 qytetarë të prekur me COVID-19 derisa janë edhe 68 raste të reja të infektuar me virus. Kjo është bërë e ditur të martën nga Ministria e Shëndetësisë, e cila ka publikuar raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. “Nga 4.320 testime, 68 qytetarë kanë rezultuar pozitiv […]

Prizren: Ngritet aktakuzë kundër 13 personave

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës […]

20 pacientë me Covid po trajtohen në Spitalin e Prizrenit

Rënie e numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19, vërehet në raportin e datës 28 shtator 2021 nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 288 pacientë, 208 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 29 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv […]

Vidhet një veturë në Prizren

Në Prizren para tri dite është vjedhur një veturë me targa vendo. Rastin në Polici e ka raportuar pronari i veturës, ndërsa rasti ka ndodhur në rrugën “Meriman Jakupi”. Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rastin po vazhdon të hetohet.

Raporti për gjendjen me Covid: Kaq raste dhe viktima në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.283.840 doza të vaksinës. Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.442 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të […]

Sot filloi mësimi, nxënësit u rikthyen nëpër shkolla

Pas dy shtyrjeve për shkak të pandemisë me koronavirus, sot në Kosovë fillon viti i ri shkollor. Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se janë bërë përgatitjet e duhura për të filluar vitin e ri shkollor dhe se mbi 90% e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që punon në shkolla janë vaksinuar. MASHTI […]

Prej sot futja në lokale me dëshmi të vaksinimit apo testit negativ

Sektorit të gastronomisë prej sot do t’i lejohet shfrytëzimi i hapësirave të brendshme. E për të hyrë brenda, klientëve do të iu kërkohet dëshmia e vaksinimit kundër COVID-19, testi negativ apo ai serologjik. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se verifikimi është i lejueshëm edhe përmes formës elektronike, përmes QR kodit. Ky vendim i Qeverisë, po […]

Vërmicë/ Prizren: Arrestohet një i dyshuar për kontrabandim me migrantë, njërin e fshehu në bagazh të veturës

Policia ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kontrabanduar me migrantë, dy prej të cilëve fëmijë. Sot rreth orës 07:45, zyrtarë të Policisë së Kosovës nga Stacion Policor Kufitar-Vërmicë derisa ishin në lëvizje me automjet në drejtimin Prizren-Vërmicë, në afërsi të nënkalimit të autostradës “Ibrahim Rugova” kishin vërejtur një veturë të tipit Audi […]