03-05-2024

Rezultat i ngushtë në Prizren, Haskuka dhe Totaj vazhdojnë garën

Komisioni Qendror Zgjedhor ka numëruar 81.31% të votave në kuadër të Komunës së Prizrenit.

Deri tani nga ky rezultat del që 39.00% të votave ka fituar Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kurse kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka mbledhur 31.84% të votave nga mbi 80% të numëruara deri tani.

Ndërsa 15.32% të votave janë fituar nga Anton Quni i LDK-së.

Komuna e Prizrenit deri tani është drejtuar nga Mytaher Haskuka.

Asnjë koment

Comments are closed.