23-02-2026

Kryesore

Zyrtarët komunal të Mamushës kërkojnë hudhjen e aktakuzës për keqpërdorim të detyrës zyrtare

 Dy të akuzuarit për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Cafer Morina dhe Rifat Krasniq kanë kërkuar të hudhet poshtë aktakuza ndaj tyre. Ata akuzohen se në cilësinë e personit zyrtar, Cafer Morina, drejtori i arsimit në Mamushë, dhe i akuzuari i dytë Rifat Krasniq në cilësinë e drejtorit të shkollës “Ataturk”  duke shfrytëzuar detyrën ose autoritetin […]

Glauk Konjufca zgjedhet kryetari i Kuvendit të Kosovës

Glauk Konjufca është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Kosovës. Ai e ka zënë edhe karrigen e të parit të Kuvendit të cilën ia ka liruar Avni Dehari i cili në mënyrë solemne e ka drejtuar seancën konstituive si deputeti më i vjetër bashkë me deputeten më të re Adelina Grainca.

Bora vështirëson qarkullimin e automjeteve në disa fshatra të Hasit

Bora që po bie, ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve në disa fshatra të Hasit siç janë: Lubizhdë, Romaj, Gjonaj, ndërsa gjendje jo e mirë paraqitet edhe në pjesë tjera të komunës së Prizrenit. Një banorë i fshatit Lubizhdë të Hasit në redaksi të Televizionit të Prizrenit, ka dërguar disa fotografi të gjendjes së rrugës ku […]

Gjendja e fundit e rrugëve sipas Ministrisë së Infrastrukturës

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar, se përkundër reshjeve të borës, rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve Njoftimi i plotë: MI: Rrugët janë të kalueshme përkundër reshjeve të borës Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se përkundër reshjeve të borës, rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve. Sipas raporteve nga […]

Një i vdekur me Covid-19 në Prizren, ndërsa edhe 9 të infektuar

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.838 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 793 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë […]

Në Prizren gjendet një trup i varrosur në mënyrë të pazakontë

Policia në Prizren ka njoftuar për gjetjen e një trupi të varrosur në mënyrë të pazakontë. Atë e kanë gjetur varrmihësit, ndërsa dyshimet e para ndërlidhen me atë se ky trup mund të jetë viktimë e luftës, raporton Gazeta e Prizrenit. Në raportin 24 orësh të PK-së nuk jepen hollësi, por thuhet se zbulimi ka […]

Dy të vdekur me Covid më Prizren, ndërsa rriten edhe rastet e të infektuarëve

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.937 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 771 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë […]

Katër të arrestuar për narkotikë në Prizren

Katër persona janë arrestuar në Prizren për shkak të posedimit të substancave narkotike. Sipas policisë, në tri raste bëhet fjalë për të arrestuar në qytet, ndërsa një rast ka ndodhur në fshatin Grazhdanik, raporton Gazeta e Prizrenit. Raporti i plotë nga policia: · Rr. Ismail Kryeziu, Prizren, 19.03.2021-19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që […]

Prizren: Sulmoi punëtorin e KEDS-it, arrestohet një person

Një person është arrestuar në Prizren, pasi ka sulmuar një punëtor të kompanisë KEDS në Prizren. Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje  në rrugën “Halil Gashi”, raporton Gazeta e Prizrenit. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, punëtor i KEDS-it .Viktima ka marrë tretman mjekësore. Me […]

Ndryshon harta, ja ku ndodhen komunat e rajonit të Prizrenit sipas rasteve me COVID

Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrit të rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh. Nga sot e deri më 26 mars, në “Zonën e kuqe” janë 18 komuna: Leposaviqi, Zubin-Potoku, Zveçani, Mitrovica e Veriut, Mitrovica […]