30-04-2025

Kryesore

Prizreni, komuna e dytë më e madhe në vend, mbetet pa përfaqësues ligjor

Zyra e Përfaqësuesit Ligjor, Zyra Ligjore që ka zyrtarin e lartë ligjore dhe Drejtorin e Zyrës Ligjore, nuk i kanë mjaftuar Komunës së Prizrenit që të “ ndihet e sigurtë përball ligjit”. Për këtë arsye Komuna e Prizrenit me datë 18.02.2020 kishte nënshkruar një një kontratë në vlerë prej 16,393.20 Euro për të mbrojtur interesat […]

Çfarë po ndodh në Prizren? Emri i ish-presidentit Rugova në një rrugë krahas ish-udhëheqësit komunist jugosllav

Kjo pamje është në Prizren, afër stacionit të autobusëve… Njëra rrugë mban emrin e ish-Presidentit demokrat të Kosovës “Ibrahim Rugova”, ndërsa tjetra përballë atë “Xhemajl Bjediqi”, ish-udhëheqës  komunist nga Bosnja e Hercegovina (BeH), nga koha e Titos, shkruan Gazeta e Prizrenit. Absurditet në vete. Shtrohet një pyetje për Komunën e Prizrenit: A ka kuptim që […]

Sot rënie të rasteve me COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 532 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 69 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i […]

Prizren: Aktakuzë kundër 11 personave

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për vepra të ndryshme penale, transmeton Gazeta e Prizrenit. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë tetë (8) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa […]

36 të porsalindur Në Prizren

Në maternitetin e spitalit në Prizren, gjatë tri ditëve të shkuara u lindën 36 foshnje, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Sa i përket gjinisë, kësaj radhe dominojnë femrat, pasi 22 nga foshnjat janë vajza, ndërsa 14 meshkuj. Karakteristikë është se një lindje ka qenë gemellare (binjakë – gjinia femër/mashkull). GazetaePrizrenit Lexo edhe: Kuvendari Quni: Fëmijët e ish-UDBASH-ëve po privilegjohen […]

Kuvendari Quni: Fëmijët e ish-UDBASH-ëve po privilegjohen në institucionet e Prizrenit

Anëtari i Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit nga Nisma Socialdemokrate, Shukri Quni, ka deklaruar se në Prizren po rikthehet një regjim tashmë i tejkaluar, ndërsa qeverisja aktuale po u jep përparësi fëmijëve të ish-UDBASH-ëve (ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit serb). Ai ka deklaruar kështu në mbledhjen e fundit të KK-së, ndërsa ka folur për gjendjen e rënduar […]

 Nga 76 rastet e reja me COVID, 6 në Prizen

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 589 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 76 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 […]

Katër të arrestuar për sulm fizik dhe vjedhje në Prizren

Në Prizren janë arrestuar katër persona, që dyshohen se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër duke ia grabitur një telefon dhe 20 euro. Sipas policisë, nga të dyshuarit si provë materiale janë konfiskuar një veturë dhe pesë telefona mobil, transmeton Gazeta e Prizrenit. “Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit duke […]

A do ta befasojë Kurti, Mytaher Haskukën për zgjedhjet e reja lokale?

Qeverisja e Vetëvëndojses në Prizren me në krye Mytaher Haskukën, është karakterizuar si qeverisje me defekte serioze, me skandale e me shumë ankesa të qytetarëve, akterëvë të shoqërisë civile madje edhe të vetë aktivistëve të LVV-së në Prizren. Këto keqpërdorime dhe keqmenaxhime janë konfirmuar edhe në Raportin e Zyrës Kombëtare të Auditorit për vitin 2019, […]

Shtyhet gjykimi për keqpërdorime lidhur me ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Zhur

Edhe një herë tjetër ka dështuar të mbahet gjykimi për korrupsion ndaj Almir Sahitit, Muhamet Bajramit, Drenusha Behluli-Mehmetit dhe Hatixhe Përzhellës. Të lartcekurit  akuzohen se në cilësinë e menaxherëve të projektit për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në fshatin Zhur të Prizrenit kishin keqpërdorur autoritetin zyrtar, duke i shkaktuar dëm Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe […]