05-05-2025

Kryesore

Ja kur del Prizreni e Suhareka nga karantina

Kosova ndër muaj po përballet me pandeminë COVID-19. Kjo pandemi bëri që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin një sërë masash në mënyrë që pasojat dhe përhapja e këtij virusi të jenë sa më të vogla. Kësisoj ministria e Shëndetësisë në disa raste mori vendim që disa komuna të futen në karantinë, në mënyrë që zbulimi i […]

Prizren: Arrestohet personi që përmes “Facebook-ut” ftonte për përgjakje

Policia në Prizren ka njoftuar për arrestimin e një personi i cili përmes rrjetit social Facebook ka kryer kanosje. Referuar raportit të policisë, ai dje ka ftuar njerëz për t’iu bashkangjitur që “me 02.05.2020 në ora 12:00 do ti vrasim të gjithë”. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shtyhet vendosja e Monumentit të Skënderbeut në Prizren, shkak COVID-19

Shoqata “Trojet e Arbrit” dhe Drejtoria e Administratës e Komunës së Prizrenit, njoftojnë se vendosja e Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, që ka qenë e planifikuar më, 6 maj 2020 në Prizren do të shtyhet, transmeton Gazeta e Prizrenit. Në komunikatë, thuhet se shkaku i shtyrjes është virusi Corona, i cili e ka bllokuar jetën shoqërore […]

Policia jep detaje rreth vrasjes së djaloshit në Prizren

23 vjeçari, Mendim Kurtishi nga Prizreni, vdiq dje si pasojë e plagëve që mori pas nga një zënke i goditur  me mjet të mprehtë. Policia sot ka dhënë edhe disa detaje shtesë për rreth kësaj vrasjeje, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas policisë, rasti ndodhi rreth orës 14:30, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet […]

Koronavirusi: Sot edhe 6 raste të reja në Prizren dhe një rast në Suharekë

IKSHPK ka njoftuar se sot janë testuar gjithsej 221 mostra të marra nga Klinika Infektive, me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej shtatë (7) raste. Restet pozitive janë raste kontakti 6 prej tyre janë raste nga komuna e Prizrenit dhe një (1) rast nga komuna e Suharekës. NJOFTIMI I PLOTË: NJËZET E SHTATË TË SHËRUAR DHE SHTATË […]

Gjykata Kushtetuese: Ministri Vitia shkeli Kushtetutën duke e futur Prizrenin në karantinë

Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar sot se ministri në Detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, shkeli Kushtetutën e Kosovës, duke e futur Prizrenin në karantinë, për shkak të koronavirusit. Aktgjykimi i plotë: 2. Aktgjykim Lënda: KO 61/20 Parashtrues: Uran Ismaili dhe 29 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës Objekti i çështjes së kërkesës ishte […]

Vdes një i ri në Prizren, theret me thikë

Një 23 vjeçar nga Prizreni ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve që ka marrë një sulm më thikë. Derisa ai ka qenë në motoçikletë një veturë e ka goditur dhe më pas dy persona kanë dalë dhe me thikë e kanë sulmuar, njofton Klan Kosova. Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë […]

Sot edhe pesë persona të infektuar nga Covid-19 në Prizren

Edhe sot ka persona të infektuar nga Covid-19 në Prizren. IKSHPK, sot ka konfirmuar shtatë raste të reja me Covid-19 në Kosovë, që janë raste kontakti. Nga mostrat e marra, sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), në mesin të infektuarve janë edhe persona nga Prizreni, shkruan Gazeta e Prizrenit. Komunikata: Sot më […]

Nga 243 testime, sot 7 raste me koronavirus

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka njoftuar për rezultatet e fundit nga IKSHPK-së. Ky është postimi:   Sot nga 243 testime, kemi 22 bashkëqytetarë të shëruar dhe 7 raste pozitive me COVID-19.   Dita e katërt me radhë që i kemi këto rezultate pozitve të cilat […]

Prizren: Paraburgim të dyshuarit për sulm seksual

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarit për sulm seksual ndaj viktimës femër. Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren, Ramadan Koro. I dyshuari ishte arrestuar me 27 prill dhe me urdhër të prokurorit ishte dërguar në mbajtje. Tutje, […]