25-04-2024

Lokalitetet e rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid

Krahasuar me ditën paraprake, sot është raportuar për rritje të ndjeshme të rasteve të prekura nga Covid-19.

Në nivel të Kosovës kanë qenë 32 raste më shumë, ndërsa në Prizren 11 raste më pak, pasi dje ishin 38 të infektuar, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit janë raportuar 5 raste të vdekjes, përkatësisht nga komuna Prizren 4 raste (81, 79, 72, 72 vjeç) dhe Mamushë 1 rast (72 vjeç).

Në anën tjetër, Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i komunës së Mamushës, Rujdi Mazrek, ka reaguar lidhur me publikimet ditore që bën IKSHP-ja, për raportin 24 orësh për pandeminë. Ai ka thënë se dje nuk ka vdekur askush në këtë komunë, as vdekje natyrale as me COVID.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.599 mostra, prej të cilëve rezultojnë 720 raste pozitive.

Sa i përket Prizrenit, 25 të infektuar janë nga qyteti, ndërsa 2 nga Zhuri, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

Fotografia e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

Asnjë koment

Comments are closed.