27-04-2024

Prizren: Kërcënoi nënën me sopatë, paraburgim të dyshuarit E.F

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit E.F., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të kanosjes

Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se e pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e Prokurorisë së Shtetit.

Gjithashtu Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ka marrë parasysh, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, në ambientet familjare – shtëpinë, ku pas fjalosjes dhe mosmarrëveshjeve që i pandehuri kishte me të dëmtuarën – nënën e tij, e kanos se do ta privoj nga jeta, në atë mënyrë që pasi i pandehuri i kërkon para nënës së tij dhe e njëjta nuk kishte para për ti dhënë, i pandehuri revoltohet dhe me përdorim të mjetit të rrezikshëm, duke e marrë sëpatën e kanos të dëmtuarën – nënën e tij, me ç ‘rast tek e dëmtuara shkakton frikë, pasiguri, ankth për jetën e saj.

 

Gjykata Themelore në Prizren ka vlerësuar edhe masa tjera për sigurinë e pranisë së të pandehurës në procedurë penale, mirëpo ka ardhur në përfundim se masa tjera janë të pamjaftueshme, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, mënyra dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale.

Asnjë koment

Comments are closed.