Komuna e Mamushës demanton IKSHP-në, rreth vdekjes së një 31 vjeçari nga COVID 19

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i komunës së Mamushës, Rujdi Mazrek, ka reaguar lidhur me publikimet ditore që bën IKSHP-ja, për raportin 24 orësh për pandeminë. Ai ka thënë se dje nuk ka vdekur askush në këtë komunë, as vdekje natyrale as me COVID.

“Sot me datë 18.11.2020 Ministria e Shëndetësisë-IKSHP gjatë raportimit të numrit të rasteve ditore dhe vdekjet nga Covid-19 ka njoftuar se ka vdekur një i ri 31 vjeçar nga Komuna e Mamushës. Me këtë ne ju demantojmë për këtë lajm pasi që sot në Komunën e Mamushës nuk ka asnjë vdekje natyrale,ashtu edhe asnjë vdekje nga covid-19. Rasti në fjalë është se, dje ka qenë një rast ku fatëkeqisht ka humbur jetën një 72 vjeçare.”, thuhet në regaimin e Mazrek.
Lexo edhe:
https://gazetaeprizrenit.net/pese-te-vdekur-me-covid-ne-rajonin-e-prizrenit-41-te-infektuar/