27-11-2026

ATK në aksion, kontrollon lokalet e natës dhe qendrat e masazhit – zbulohen 103 punëtorë të padeklarua

Në pjesën e dytë të muajit nëntor, Administrata Tatimore e Kosovës ka shtuar aktivitetet e monitorimit dhe kontrollit tatimor në lokalet e natës, qendrat e masazhit dhe bizneset me veprimtari të ngjashme, me qëllim të verifikimit të përmbushjes së obligimeve tatimore dhe identifikimit të parregullsive në këta sektorë.

Në njoftimin e ATK-së thuhet se gjatë këtyre kontrolleve janë inspektuar gjithsej 79 biznese, të gjitha të regjistruara. Megjithatë, rezultatet kanë evidentuar mangësi të theksuara në përmbushjen e obligimeve fiskale.

Gjatë aktiviteteve të zhvilluara në pjesën e dytë të muajit nëntor, janë inspektuar gjithsej 79 biznese, të gjitha të regjistruara.

Megjithatë, rezultatet e kontrolleve kanë nxjerrë në pah mangësi të theksuara në respektimin e legjislacionit tatimor.

Sipas njoftimit të ATK-së, gjatë inspektimeve janë evidentuar:

  • 33 biznese të papajisura me arkë fiskale;
  • 41 biznese që nuk lëshonin kuponë fiskalë;
  • 103 punëtorë të padeklaruar;
  • 49 raste të dërguara për trajtim të mëtejmë.

Për parregullsitë e konstatuara, masat ndëshkimore pritet të përcaktohen në bazë të vlerësimeve dhe rekomandimeve përkatëse.

Kontrollet janë realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, si dhe Inspektoratin e Punës.

ATK ka paralajmëruar vazhdimin e aktiviteteve inspektuese, me qëllim të luftimit të informalitetit, respektimit të obligimeve tatimore dhe krijimit të kushteve të barabarta për bizneset.

Asnjë koment

Comments are closed.