Kosova fiton në “Fadil Vokrri”, mposhtë Moldavinë

Kosova e ka shënuar fitoren e parë në Ligën e Kombeve të edicionit të vitit 2020. Njëkohësisht edhe fitoren e vetme. Kjo ka ndodhur në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Prishtinë, kundër Moldavisë.

Golin e vetëm e ka shënuar Lirm Kastrati në minutën e 30.

Pjesa e parë ka mbaruar 1-0 për Kosovën.

Gjatë pjesës së dytë Kosova nuk ka pasur ndonjë rast tjetër shënimi, përjashto një gjuajtje të Lirim Kastratit të ndalur në duart e portierit moldav.

Në dhjetëminutëshin e fundit Kosova ka mbetur me dhjetë lojtarë në fushë, pasiqë Ibrahim Dresheviq është ndëshkuar direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje.

Kosova radhitet e treta në tabelë me 5 pikë dhe siguron qëndrimin në Ligën C.

Grupin e kryeson Sllovenia me 14 pikë./rtk