10-11-2025

Kryesore

Në qendër të Prizrenit ende s’ka festë

Për dallim nga zgjedhjet tjera, kur zakonisht një orë pas mbylljes së kutive të votimit, nga simpatizantë të partive niste festimi në qendër të Prizrenit, kësaj radhe nuk po ndodh diçka e tillë, shkruan GazetaePrizrenit.net. Duket se rezultatet e ngushta kanë bërë që partitë politike të jenë më të durueshme deri në shpalljen më të […]

Në Prizren për të votuar dolën 37.79% e qytetarëve

Prizreni njihet si një ndër komunat më të mëdha në Kosovë, njëherësh edhe shumë vendimtare për zgjedhjet e përgjithshme. Përqindja e daljes në votime gjatë ditës së sotme deri në ora 19:00 në këtë komunë ka arritur në 39.79%, transmeton Indeksonline. Prizreni është komunë shumë vendimtare për zgjedhjet kurse në numër i bie 68.958 persona./Indesonline/

Në Prizren raportohen ndryshime të shumta të vendvotimeve

Në Prizren janë vërejtur shumë ndryshime sa i përket vendvotimeve, shkruan Gazeta e Prizrenit. Disa qytetarë, por edhe në tavolinat ndihmëse në qendeat votuese kanë thënë se në shumë raste është dashur që  votuesit të udhëzohen për qendrat tjera, e jo aty ku kanë votuar herën e fundit. Sebiha Sagdati, Qazim Morina e disa qytetarë […]

KQZ: 29,47 përqind kanë votuar deri në orën 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në uebfaqen zyrtare ka publikuar shifrat për daljen e përgjithshme të votuesve deri në orën 15:00. Dalja e përgjithshme deri në orën 15:00 është 29,47% ose 529.082 votues. Në ndërkohë, në uebfaqen zyrtare të KQZ-së  janë publikuar edhe shifrat për daljen e votuesve në secilën komunë të Kosovës. Këto të dhëna janë duke u përditësuar […]

Në Prizren proces i rregullt i votimit

Procesi zgjedhor në komunën e Prizrenit nisi normalisht.  Nysret Bytyqi, zyrtar i lartë në Komisionin Komuna Zgjedhor, konfirmoi për portalin “GazetaePrizrenit.net” se materiali i ndjeshëm është shpërndarë me kohë në qendrat votuese, ndërsa sipas informacioneve nga terreni, vendvotimet janë hapur me kohë, në orën 7:00 të mëngjesit. Edhe në shkollat “Abdyl Frashëri” e “Lekë Dukagjini” ndër […]

Hapen qendrat, nis votimi në Prizren

Përjashtuar ndonjë parregullsi të vogël teknike, procesi zgjedhor në komunën e Prizrenit nisi normalisht, duke ua mundësuar 173.556 votuesve me të drejtë vote, ta shprehin vullnetin e tyre politik. Nysret Bytyqi, zyrtar i lartë në Komisionin Komuna Zgjedhor, konfirmoi për portalin “GazetaePrizrenit.net” se materiali i ndjeshëm është shpërndarë me kohë në qendrat votuese, ndërsa sipas informacioneve […]

Ky është numri i votuesve të rinj në Prizren

Për afër 4.700 persona është shtuar numri i prizrenasve, të cilët do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet qendrore, që mbahen nesër, me 6 tetor, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Në Komisionin komunal zgjedhor (KKZ) po punohet rreth organizimit sa më të mirë teknik të këtyre zgjedhjeve, për t’i shmangur parregullsitë eventuale Nysret Bytyqi, zyrtar […]

Nisma mban tubimin në Prizren, Limaj thotë se detyrat fillojnë pas 7 tetorit

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma, AKR, PD, Fatmir Limaj, u ka bërë thirrje kandidatëve për deputetë që nëse arrijnë të hyjnë në Kuvend, të jenë të përgjegjshëm dhe mos ta harrojnë qytetarin. Ai kështu ka thënë gjatë një tubimi në Prizren, duke shtuar se detyrat fillojnë pas 7 tetorit, njofton Klan Kosova. “Do të […]

A po vepron edhe Vetëvendosja sikur PDK, të cilën e kritikonte?

E kritikonte sa ishte në opozitë, por tashmë po vepron njësoj, sikur edhe PDK. Vetëvendosja para se të vinte në pushtet, para dhe gjatë fushatave zgjedhore, drejtonte një varg kritikash ndaj qeverisjes së atëhershme komunale të Prizrenit të udhëhequr nga PDK. Kritikat kishin të bënin, siç thuhej edhe me keqpërdorimin e pushtetit gjatë fushatës zgjedhore, […]

Dy ditët e fundit nga 13 të porsalindur në Prizren

Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, në dy ditët shkuara janë regjistruar 26 raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Në secilën ditë ka lindur numër i barabartë i foshnjave, pra nga 13 sosh. Sa i përket gjinisë prijnë vajzat, pasi 17 nga të porsalindurit janë të kësaj gjinie, ndërsa 9 djem. Karakteristikë është […]