17-05-2024

Dy ditë rresht nga një lindje binjakësh në Prizren

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë dy ditëve të fundit kanë lindur 23 foshnje.

Sa i përket gjinisë prijnë femrat, pasi 12 nga të porsalindurit janë të kësaj gjinie, ndërsa 11 meshkuj,transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Karakteristikë është se gjatë dy ditëve ka pasur nga një lindje gemellare (binjak),

Në njërin rast, të porsalindurit kanë qenë djem, ndërsa në tjetrin të të dy gjinive.

Numri i lindjeve “cezariane” me operim, gjatë kësaj kohe ka qenë nëntë, që i bie gati sa gjysma e numrit total. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.