01-07-2025

Kryesore

Gara për të parin e LDK-së në Prizren ngushtohet në mes Qunit dhe Selmanajt

Dr. Hatim Baxhaku nuk do të jetë pjesë e kandidaturës për kryetar të degës së LDK-së në Prizren, pasi është tërhequr nga gara, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar procesin e brendshëm zgjedhor në të gjitha degët e partisë. “Jam tërhequr thjesht për çështje personale dhe me ju dhënë hapësirë të […]

Aktakuzë ndaj dy personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe uzurpim në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për veprën penale keqpërdorim i autoritetit zyrtar si dhe uzurpim i pronës së paluajtshme. Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate dërguar medieve, ku shtohet se aktakuza është ngritur ndaj I.K, zyrtar ligjor në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe kundër Xh.Sh, për  veprën penale […]

Prizren: Në 20-vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, djali i tij kërkon të mos ketë dialog me Serbinë pa u zbardhur fati i të pagjeturve

Në 20-vjetorin e zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hoti, nën patronatin e kryeministrit të Kosovës është mbajtur akademi përkujtimore. I  biri i Ukshin Hotit, Andini ka ftuar institucionet e vendit që të kushtëzojnë dialogun me Serbinë, që pa u zbardh fati i të pagjeturve të mos ketë marrëveshje përfundimtare. “Kosova përveç qe u bë shtet ka […]

Arrestohet pasi mbyll vajzën që e mori nga partneri me të cilin bashkëjetonte në Sharr

Një person është dërguar në mbajtje në Sharr (ish-Dragash), për shkak të ndërhyrjes për ta marrë vajzën nga partneri i saj me të cilën ka bashkëjetuar, duke e mbyllur më pas në një dhomë, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Policia e ka cilësuar këtë rast si kërcënim dhe dhunë familjare. “Me 15.05.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull […]

Kreu i opozitës së Prizrenit, Shaqir Totaj reagon ndaj emërimit të Gani Gërmizajt për Drejtor të Arsimit

Emërimi i Gani Gërmizajt për drejtor të Arsimit në Komunën e Prizrenit ka nxitur reagimin e opozitës në Prizren, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Kryetari i PDK-së, që përbën partinë më të madhe politike në Prizren, ndonëse në opozitë, Shaqir Totaj, në profilin e tij të “facebook-ut”, në një postim të shoqëruar edhe me raportimin e […]

Çfarë thotë drejtori i ri i Arsimit në Prizren, Gani Gërmizaj?

Gani Gërmizaj, që do të jetë drejtori i ri i Arsimit në Prizren, nëpërmes një postimi në Facebook ka falënderuar partin e tij, Nisma dhe si dhe kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, për besimin e dhënë. Postimi i tij i plotë: Te dashur miq, të nderuar qytetarë,dua të ndajë një lajm me ju. Nga sot […]

Largohet drejtori i Arsimit në Prizren, Skënder Susuri, ja kush është zëvendësi i tij

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka konfirmuar largimin e drejtorit për Arsim, Skënder Susurit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. E plotësuar Haskuka dhe Susuri sot mbajtën një konferencë shtypi. Me këtë rast, Haskuka e ka falënderuar Susurin për punën e deritashme, por tha se kërkesa për largim vjen nga subjekti i tij, përcjell “GazetaePrizrenit.net”. Susuri, ndërkaq ka thënë […]

Katër ditët e fundit, Prizrenit i shtohen 44 banorë të rinj

Gjatë katër ditëve të fundit, Prizrenit i janë shtuar edhe 44 banorë.  Kjo periudhë ka shtuar numrin e lindjeve në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa”, shkruan “GazetaePrizrenit.net ”. Mbështetur në shënimet e maternitetit del se numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë mashkullore, gjithsej 25 djem, apo gjashtë më shumë se […]

Zgjedhet Rektori i Universitetit Publik “Ukshin Hoti” të Prizrenit

Prof. Dr. Ismet Temaj, profesor i matematikës është zgjedhur sot Rektor i Universitetit Publik të Prizrenit “Ukshin Hoti”, transmeton “Gazeta e Prizrenit.net”. Zgjedhja e tij është bërë pas votimit, në Këshillin Drejtues të Universitetit. Zgjedhjen e tij e ka konfirmuar kryetari i KD të Universitetit “Ukshin Hoti”, Prof. Bedri Muhadri, i cili ka thënë për portalin […]

Toka dedikuar për varreza në Nashec të Prizrenit privatizohet nga AKP

Fshatrat Nashec dhe Grazhdanik në të ardhmen pritet të kenë vështirësi sa i përket hapësirave për varreza, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Një parcelë, pronë publike në sipërfaqe prej afro 3 hektarë, që ndodhet në trekëndëshin në mes të fshatrave Nashec-Grazhdanik dhe Atmaxhë, të cilën Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit, në vitin 2017 sipas kërkesës së kuvendarit […]