19-04-2024

Vdes burri nga Suhareka: Goditet nga rimorkio e traktorit

Në Suharekë një person ka vdekur dje, pasi është goditur aksidentalisht nga rimorkio

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në Suharekë, ku viktima kishte humbur kontrollin mbi traktorin të cilin ishte duke e vozitur. Në momentin tragjik, viktima ka kërcyer nga traktori dhe është goditur nga rimorkio.

Si pasojë e goditjes, viktima ka pësuar lëndime trupore të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërkaq me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./GazetaExpress

Asnjë koment

Comments are closed.