Lajm i mirë nga QKUK: Katër palë binjakë në mesin e 121 lindjeve brenda një jave
Plot 121 lindje janë regjistruar në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK gjatë periudhës 16–22 nëntor 2026, përfshirë edhe katër lindje të binjakëve.
Sipas raportit javor të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), nga këto lindje kanë ardhur në jetë gjithsej 125 foshnja, prej të cilave 67 meshkuj dhe 58 femra.

Nga 121 lindjet, 54 janë realizuar me prerje cezariane, ndërsa të tjerat në mënyrë spontane.
Një javë plot gëzim për familjet, me 125 jetë të reja që kanë ardhur në këtë botë!




