Afër 40 mijë veteranë të UÇK-së përfitojnë nga skema e pensioneve në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar edhe statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin tetor 2026.
Tutje shtohet se skemat e tjera përfshijnë pensionet familjare, pensionet paraplegjike dhe tetraplegjike, pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, pensionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pensionet e Trepçës, programi për mbështetje financiare për shtesat për fëmijë, si dhe skema të tjera specifike sociale.

Nga të dhënat e publikuar shihet se numri më i madh i përfituesve në këtë skemë janë pensionet bazike të moshës, ku janë 174,399 përfitues.
Ndërsa numri më i vogël i përfituesve janë te skema e mbështetjes financiare për lehonat e papunësuara me 7,053 përfituese.

Pjesë e kësaj liste janë edhe veteranët ku shihet se janë 39,777 përfitues.

Të dhënat e publikuara nga ASK:


