Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?
Ligji i ri për ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2026 parasheh ndarjen e 102 milionë eurove për mbulimin e kostos së pagës së 13-të dhe pagesës retroaktive të përvojës së punës për punonjësit e sektorit publik.
Shuma prej 102 milionë eurosh është shtesë mbi buxhetin ekzistues të vitit 2026 dhe është dedikuar për mbulimin e këtyre dy obligimeve financiare.

Ligji gjithashtu përcakton se Qeveria, me propozim të Ministrit të Financave, miraton pagesën e kompensimit retroaktiv për përvojën e punës, në pajtim me aktgjykimin KO79/23 të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas tabelave fiskale të ligjit, shpenzimet për paga dhe shtesa në vitin 2026 janë parashikuar në 1 miliard e 82.4 milionë euro, ndërsa me ndryshimet e reja buxhetore është shtuar edhe kjo shumë për mbulimin e obligimeve të përcaktuara.

Ligji i përpunuar në tetor, u dekretua edhe në presidentja Justina Shiroka-Pula.


