21-11-2026

Kurti sqaron projektin e banimit të Përballueshëm dhe Social

Kryeministri Albin Kurti njoftoi rreth projektit të Banimit të Përballueshëm dhe Social, duke bërë të ditur se punimet po përparojnë me ritëm të mirë në disa komuna, ndërsa në disa të tjera ndodhen në faza të ndryshme të realizimit.

Përmes postimit në Facebook, ai ka detajuar gjendjen aktuale në terren, duke theksuar se në Komunën e Pejës projekti tashmë është drejt fazës së përfundimit.

Ndërkaq, sipas njoftimit të Kurtit, punimet në terren janë duke vazhduar intensivisht edhe në Istog, Podujevë dhe Gjilan.

 
Sa i përket komunave të tjera, procedurat administrative po ecin paralelisht; në Kamenicë aktualisht po zhvillohet procedura e prokurimit për lidhjen e kontratës, kurse në Shtime dhe Obiliq projektet ndodhen në fazën e hartimit.

“Në procedurë të prokurimit për lidhjen e kontratës është Kamenica e në fazën e hartimit të projekteve Shtimja dhe Obiliqi. Ashtu siç jemi zotuar, qeveria jonë do të jetë gjithmonë pranë familjeve, çifteve të reja dhe atyre në nevojë”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Asnjë koment

Comments are closed.