Vazhdon rënia e çmimeve të naftës
Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë po vazhdojnë të shënojnë rënie.
Rënia e çmimeve është vërejtur edhe gjatë ditës, kur nafta shitej me 1.71 euro për litër, ndërsa benzina me 1.39 euro.

Kështu, brenda ditës, çmimi i naftës ka rënë edhe për dy centë, ndërsa ai i benzinës për pesë centë për litër, sipas të dhënave të publikuara nga Berjani.



