03-08-2025

Kryesore

Mbi 133 mijë euro vlera e dëmit nga breshëri dhe vërshimet në Anadrini (dokument)

Vlera e dëmit të përgjithshëm të shkaktuar nga breshëri dhe vërshimet e fundit në fshatrat të rajonit të Anadrinit arrin shumën mbi 133 mijë euro, shumica prej të cilëve në fshatin Medvec, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Në një raport të Drejtorisë së Bujqësisë në Prizren, që i është dërguar edhe Ministrisë së Bujqësisë nga drejtori  Egzon Elshani, […]

Për dy vjet, asnjë seancë gjyqësore për mbylljen e transitit në Prizren, interesohet Haradinaj

Që dy vite nuk është mbajtur asnjë seancë gjyqësore për rastin e bllokimit të rrugës së transitit të ri në Prizren, ndërkohë që për arsyet e mbylljes së saj dhe për atë se çfarë është bërë rreth hapjes, njoftohet se ka kërkuar informacion Kryeministri Ramush Haradinaj, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Prizrenasit, por edhe shoferët e viseve të […]

​ Transiti i bllokuar në Prizren, çka po ndërmerr pushteti për zhbllokim?

Tri vjet më parë, Prizreni ka rregulluar rrugën e re transitore që lidh magjistralen për në Prishtinë dhe Gjakovë, nga hyrja e lagjes “Dardania” për në “Arbanë”, por përkundër investimit, segmenti me ka katër korsi, që vlerësohet kyç për shkarkimin e trafikut në qytet, ka mbetur jofunksional, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Shkak për këtë është bllokimit nga […]

Biblioteka e Prizrenit pritet të emërohet me emrin e Adem Demaçit

Biblioteka ndërkomunale në Prizren pritet të emërohet me emrin e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Adem Demaçit, i cili një muaj më parë ka ndërruar jetë. Pos saj, ndërkaq zyrtarët lokal thanë se po shqyrtohet mundësia që me emrin e Demaçit të emërohet edhe ndonjë institucion tjetër, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Propozimin e paraqitur nga anëtari […]

Cilët janë emrat e kandidatëve për drejtorë të shkollave në Prizren?

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren publikoi emrat e kandidatëve për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave, në të dy nivelet e arsimit parauniversitar. Në dy shkolla: “Dëshmoret e Kabashit” në Korishë dhe “Luciano Motroni” në Prizren (Shkolla e Mjekesise) do të ketë rishpallje të konkursit, në mungese të numrit të duhur të kandidatëve konkurrues, të […]

532 persona të arrestuar për shtatë muaj në pikëkalimin e Vërmicës së Prizrenit

Pikëkalimi kufitar në mes të Kosovës e Shqipërisë në Vërmicë të Prizrenit vlerësohet si ndër më të ngarkuarit në rajon. Autoritetet e këtushme policore, thanë se gjatë shtatë muajve të këtij viti në këtë vendkalim, që konsiderohet si porta kryesore në mes të këtyre vendeve janë arrestuar 532 persona të kërkuar nga organet e drejtësisë, […]

Në Prizren “gjallërohet” jeta e natës (foto)

Prizreni është qyteti i dytë për nga madhësia, pas Prishtinës si kryeqendër, por tashmë është “Kryeqyteti historik” i Kosovës. Jo vetëm nga vendorët, por edhe nga të huajt, Prizreni vlerësohet si qyteti më i bukur ndër viset shqiptare, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Një numër i madh i vizitorëve shqiptarë,  këtu bëjnë foto e postojnë nëpër internet […]

Prizren: Dy ditët e fundit numër i njëjtë i lindjeve dhe i gjinisë së foshnjave

Dy ditët e fundit në  Spitalin rajonal “Prim.Dr. Daut Mustafa” të Prizrenit, në repartin  Obstetrik  (salla e lindjes) jo vetëm që ka pasur numër të njëjtë të lindjeve, nga 10 sosh, por karakteristikë tjetër është edhe numri i njëjtë i gjinisë së foshnjave të lindura,  ku dominojnë meshkujt, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Në raportin ditor,  për të […]

Ndërpritet greva e autobusëve Prizren-Prishtinë

Operatorët e autobusëve të linjës Prizren-Prishtinë e kanë ndërprerë grevën e tyre, njofton Klan Kosova. Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar Sami Gavazaj nga Shoqata e Transportuesve Privatë “Kosova e Lirë”, i cili ka thënë se e kanë shtyrë grevën së paku deri më datën 2 shtator, në rast se në atë datë nuk […]

Mungesa e lokacionit rrezikon investimin prej 130 mijë euro për Qendrën e Shëndetit Mendor në Prizren

Qendra e Shëndetit Mendor në Prizren rrezikon ta humbas një investim kapital prej 130 mijë euro,  për ndërtimin e Njësisë së Shëndetit Mendor për Fëmijë dhe adoleshentë, në mungesë të një lokacioni për vendosjen e objektit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Gati prej dy vitesh as njëra nga qeverisjet lokale të Prizrenit, as ajo e kaluara e Ramadan […]