17-05-2024

Arrestohet për drogë në pikëkalimin e Vërmicës së Prizrenit

Shkaku i posedimit të substancave narkotike një person është arrestuar dje në pikëkalimin Kosovë-Shqipëri, në Vërmicë të Prizrenit.

“Një person (K-Shqiptar) është arrestuar për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur një sasi  1.37 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.