Në qendrën e Prizrenit, në sheshin “Shatërvan” , pasdite u mbajt ceremonia lamtumirëse për ushtarët e KFOR-it gjerman në Prizren. Për ta shënuar këtë ditë në Kosovë po qëndrojnë Sekretarja Parlamentare e Shtetit në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Maria Flachsbarth, dhe Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, Thomas Silberhorn. […]